Pervec fakroreve gjenetik, te shumte jane dhe faktoret kohor si stresi, uljet hormonale, trajtimet shume agresive apo edhe stili i jetes. Specialistet keshillojne qe per te mbajtur floket te shendetshem dhe te fort duhet qe trajtimi te filloje nga skalpi i kokes deri tek gjatesia e flokut. Ja keshillat kunder renies se flokeve.
* Masazhoni skalpin e kokes.
Larjet e shpeshta nuk i dobesojne floket por i thajne ato, e rendesishme eshte te perdorni lares jo agresiv dhe te mbani temperaturen e ujit konstante. Perfitoni duke masazhuar skalpin me qellim qe te riaktivizoni mikroqarkullimin.
* Beni kujdes me dekolorimin e flokeve.
Jane shume agresiv dhe rrezikojne te shkaterrojne fortesine dhe shendetin e pergjithshem te tyre. Ne rastet e flokeve delikat dhe te dobet, me mire synoni tek bojrat e lehta.
* Perdorimi i produkteve.
Pervec shampos dhe balsamit, duhet te perdorni edhe trajtime te tjera te cilat stimulojne skalpin dhe favorizojne ne rigjenerimin e flokeve.