BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tung nga Marigona!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Tung nga Marigona!

    Mesazh nga LePuRuShJa 4/1/2010, 14:05

    Tung nga Marigona! Marigona-490x320

    Ajo ishte padyshim vajza mė e suksesshme e kėtij viti. Arriti tė jetė pėrcjellėsja e dytė nė Miss Universe 2009.

    Tung nga Marigona! Marigona2

    Askush nuk e kishte nuhatur njė vajzė, e cila kishte konkurruar nė njė konkurs bukurie nė TV 21 tė organizuar nga Fadil Berisha. Ajo ishte Marigona Dragusha. E gjatė, simpatike dhe sharmante, Gona as vetė nuk kishte besuar qė ky vit do t’i sillte kaq shumė suksese.

    Pas kėsaj ajo nėnshkroi njė kontratė me njėrin nga agjensionet mė tė suksesshme tė modės, “Donald Trump Models”. Pavarėsisht kėsaj, ajo vazhdon tė jetė modeste, “single” dhe afėr familjes sė saj. Nė kėtė fundvit atė e gjen me prindėrit e saj nė Prishtinė. Gona Dragusha flet pėr Express Rozė...

    Rozė: Mund tė thuhet se ky ka qenė viti juaj. Keni qenė pėrcjellėsja e dytė missit nė spektaklin e bukurisė Miss Universe 2009. Na pėrshkruani emocionet atje?

    Gona:
    Po vėrtet mund tė konsideroj qė ky ka qenė viti i sukseseve mė tė mėdha pėr mua. Ndihem shumė e lumtur qė kam arritur ta prezantoj Kosovėn nė njė eveniment tė tillė dhe tė shpėrblehem me kėtė ēmim. Ishte pėrgjegjėsi e madhe, por gjithsesi jam nisur tė bėj mė tė mirėn time. Me emocione shumė tė mėdha besoj qė ia arrita ta pėrfundoj misionin tim ashtu siē duhet.

    Rozė: Kur jeni zgjedhur “Miss Kosova Universe 2009”, a e keni menduar se do tė keni sukses edhe nė arenėn ndėrkombėtare?

    Gona: Sigurisht qė jam munduar tė pėrgatitem sa mė shumė qė tė kem njė paraqitje sa mė tė mirė nė Miss Universe. Por, nuk e kam pritur njė ēmim tė tillė.

    Rozė: Keni nėnshkruar edhe njė kontratė me Donald Trump. Si do t'ju shohim nė tė ardhmen, si modele apo ēfarė?

    Gona: Po, tani jam pjesė e agjencisė se modeleve “Trump models”, ku do tė punoj. Sigurisht si modele pėr njė kohė.

    Rozė: A do e pritni ndėrrimin e motmoteve nė Prishtinė?

    Gona: Po, pėr Vitin e Ri do tė jem nė Kosovė. Do tė festojė me familjen time. Pastaj do tė jem nė udhėtim.

    Rozė: Cili ėshtė urimi i juaj pėr Kosovėn nė Vitin 2010?

    Gona: Uroj qė sė pari tė gjithė tė kenė shėndet. Shpresoj qė viti i ardhshėm tė sjellė suksese mė tė mėdha pėr Kosovėn.

    Loboj edhe pėr Kosovėn

    Marigona Dragusha gjatė kohės sa ishte nė Bahame shfrytėzoi arritjen e saj pėr tė lobuar edhe pėr shtetin e Kosovės. Ajo, pas njė takimi qė kishte pasur me kryeministrin e kėtij vendi, i kishte kėrkuar njohjen e Kosovės. “Po. I kėrkova njohjen e Kosovės dhe ai e priti mirė kėtė lobim timin”, kishte thėnė Dragusha mė tė ardhur nė Prishtinė. Pėr kėtė lobim kishte folur edhe Fadil Berisha, ndėrkaq Gona nuk e pėrjashton mundėsinė qė nė tė ardhmen tė jetė njė politikane.

    Fakte pėr Gonėn

    Marigona (Gona) Dragusha nė fillim tė vitit 2009 kishte fituar titullin e “Miss Kosova Universe 2009”, qė organizohet nga fotografi i njohur shqiptar nė SHBA Fadil Berisha. Pas kėsaj ajo kishte marrė pjesė nė Miss Universe 2009, duke u bėrė pėrcjellėsja e dytė e missit, e renditur pas fitueses Stefania Fernandez nga Venezuela dhe Ada de la Cruz, pėrcjellėsja e parė nga Republika Dominikane. Pėrpos gjuhės shqipe, Gona flet edhe spanjishten, tė cilėn gjuhė, siē thotė ajo, e ka mėsuar nga telenovelat spanjolle qė transmetohen nėpėr telenovelat shqiptare.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 06:31