BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    ALKOOLI DHE ALKOOLIZMI

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje ALKOOLI DHE ALKOOLIZMI

    Mesazh nga Vizitor 5/1/2010, 07:22

    ALKOOLI DHE ALKOOLIZMI Ayvax5
    ALKOOLI DHE ALKOOLIZMI


    Efektet e alkolit ne sjellje
    Alkooli eshte nje produkt qe konsumohet ne mase te madhe ne ditet tona (mendohet ne mbi 80% te popullsise se nje vendi). Perdorimi i tij ne doza te vogla mund te kete disa perfitime si psh. ulja e mudesise per tu prekur nga infarkti i miokardit, guret ne temth, ērregulimet vaskulare ose ne “Demencen Alzhaimer”, por pirja e me shume se dy pijeve standarte ne dite, rrit mundesine per demtime multi-organore. Niveli ne gjak i alkoolit matet me miligram ose gram ethanol per deciliter. Pije te ndryshme kane nivele te ndryshme te alkoolit. Keshtu rreth 340 ml birre kane afersisht 10-15 gram alkool, kurse 1 liter vere ka afersisht rreth 80 gram alkool.

    Efektet ne Sjellje, Toleranca dhe Dipendenca
    Efektet e alkoolit varen nga doza, niveli ne gjak i tij, bashkeperdorimi i tij me droga te tjera dhe koha. Megjithese “intoksikimi legal” kerkon pranine ne gjak te 80-100mg/dl alkool, ndryshimet ne sjelljen e personave shihen qe pas 1-2 pijesh(qe korelon me rrreth 20-30 mg/dl alkool ne gjak). Vdekja nga intoksikimi mund te vije kur niveli i alkoolit ne gjak luhatet 300-400 mg/dl. Me poshte po paraqesim nje tabele ku behet lidhja mes nivelit te alkoolit ne gjak dhe crregullimeve ne sjellje:

    NIVELI NE GJAK(mg/dl) –> NDRYSHIMET NE SJELLLJE
    20 –> Inhibim i lehte,ndjenje e lehte intoksikimi
    80 –> Crreg, ne funksionet njohese dhe performancen motore
    200 –> Crreg.ne te folur,moskoordinim motor,irritabilitet,gjykim i varfer
    300 –> Koma e lehte,depresion e funksioneve vitale
    400 –> Vdekje

    Efekti i alkoolit ne organe.
    SNQ (Sistemi Nervor Qendror). Ne rreth 35% te personave ndodh nje “blackout”, e thene ndryshe nje amnezi e perkohshme anterograde, qe nenkupton ate qe personat nuk mbajne mend asgje qe ka ndodhur gjate momentit qe kane pire. Ai ēon ne ērregullime te fazave te gjumit, kryesisht REM(Rapid Eye Movement) duke dhene gjume te thelle. Ai relakson muskujt e faringut dhe mund te jete shkaktar i “apnese se gjumit”, e rrezikshme kjo me shume per moshen mbi 60 vjeē. Pirja kronike dhe ne doza te larta mund te jape:

    Neuropati periferike 5-15%; mpirje bilaterale te gjymtyreve dhe parestezi, kryesisht distalisht.
    Sindromi Wernicke <10% (oftalmopareze,ataxi dhe encefalopati).
    Sindromi Korsakof <10%, si pasoje e deficences se tiamines.
    Degjenerim cerebellar <1%; ērregullime ne pozicion dhe ne ecje, nystagmus i lehte, kryesisht nga atrofia e vermis-it.
    Ērregullime psikiatrike te perkohshme.
    Zymtesia e thelle qe shfaqin keto persona per dite me radhe ne 40%te rasteve
    Ankth i thelle 10-30%, kryesisht ne momentin kur tentohet lenia e tij
    Halucinacione auditive dhe deluzione paranoide ne 1-10%.
    TGI (Traktin Gastro-Intestinal)
    Ezofag dhe stomak; Marrja e alkoolit shkakton inflamacion ne ezofag dhe stomak, duke u bere shkak per dhimbjen epigastrike dhe hemoragjine gastrointestinale. Ne alkoolistat kronike, ērregullimet shoqerohen me te vjella te fuqishme, qe mund te jene shkaktare edhe te formimit te sindromit Mallory-Weis.
    Pankreas dhe hepar;Inēidenca per pankreatitin akut eshte rreth 25/1000 banore ne vit dhe eshte trefish me e larte se ne popullaten normale. Ne hepar alkooli demton glukoneogenezen duke ēuar ne uljen e prodhimit te glukozes nga glikogjeni; rritet prodhimi i laktateve, pakesohet oksidimi i acideve yndyrore duke ēuar ne grumbullimin e tyre ne qelizat hepatike. Kjo shkakton demtime si hepatitin alkoolik deri ne cirroze.

    Alkooli dhe kanceri
    Pirja rreth 1.5 -2 pije ne dite tek grate, rrit rreth 1.4 here mundesine e prekjes nga kanceri i gjirit;
    Pirja deri ne 4 pije ne dite rit mundesine e prekjes nga kanceri i ezofagut dei ne tre here, kurse per kancerin kolo-rektal deri ne 1.5 here;
    Pirja deri ne 8 pije ne dite, rrit mundesine e prekjes nga cdo lloj kanceri rreth 5-fish me shume se popullsia normale.

    Sistemi hemopoietik
    Alkooli rrit madhesine e eritrociteve duke rritur volumin globular mesatar(VGM). Shkakton gjithashtu defiēence te acidit folik, hipersegmentim te neutrofileve, retikulocitopeni dhe hiperplazi te palces se kockes. Mund te kemi edhe nje ulje ne prodhimin e leukociteve, shpesh e shoqeruar edhe me trombocitopeni te lehte.

    Sistemi kardiovaskular
    Alkooli, i perdorur i veēuar eshte shkaktar i uljes se fuqise tkurrese te miokardit dhe ne vazodilatacioni periferik,qe shkakton renie te presionit arterial. Kurse alkoolistet kronike jane te predispozuar per hipertension, qe kthehet ne jave disa jave pas abstinences. Ai eshte shkaktar edhe i kardiomiopative,duke filluar qe nga aritmi te pashpjegueshme dhe deri ne zgjerimin e kamerave te zemres(me shpesh te atriumit dhe ventrikulit te majte) shkaktare shpesh te regurgitacionit mitral.

    Sistemi genitourinar, funksioni seksual
    Perdorimi i nje sasie te vogel alkooli(<100mg/dl) mund te jape edhe nje rritje te deshires sexuale por edhe ulje te kapacitetit erektil tek meshkujt. Perdorimi kronik i alkoolit mund te ēoje deri ne atrofi testikulare, ulje te libidos dhe ulje te numrit te spermatozoideve ne nje ejakulacion. Tek femrat, perdorimi pa kriter i tij mund te jape nga amenorrhea, ulje te madhesise se ovarit, infertilitet deri ne aborte spontane tek grate shtatzena.

    Trajtimi
    Intoksikacioni akut
    Prioriteti kryesor eshte ruajtja e shenjave vitale te paprekura dhe sigurohemi qe nuk kemi distres respirator, aritmi kardiake ose rritje te presionit arterial. Duhet marre ne konsiderate qe mund te kemi nje intoksikim bashkeshoqerues me droga te tjera, lende te tipit benzodiazepinave ose barbiturate, qe japin depresion te SNQ. Prandaj eshte e nevojshme marrja e gjakut ose e urines per kerkimin e ketyre substancave. Shpesh here pacientet tentojne te genjejne ne lidhje me sasine e alkoolit te pire dhe mund te behen edhe agresive. Kur konstatohen keto raste mund te perdorim Lorazepam 1mg nga goja, ose Haloperidol 5mg, por gjithmone duke ruajtur shenjat vitale. Pastaj ne varesi te gjendjes,procedohet me hapa te tjere…

      Ora ėshtė 14/11/2024, 19:14