BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kristian Pali: Marrėdhėnia ime me femrat!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kristian Pali: Marrėdhėnia ime me femrat!

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/1/2010, 15:20

    Kristian Pali: Marrėdhėnia ime me femrat! Kristinai%20foto_20

    Intervistė me fotomodelin shqiptar

    Na tregoni pėr fillimet e punės suaj si foto-model?

    Pali: Fillimet e para nė fushėn e modės janė para pak mė shumė se njė vit, pikėrisht me ftesėn e fotografit tė njohur shqiptar, i cili vepron nė Nju Jork, Fadil Berisha. Kėtu mund tė them qė ka qenė fillimi i karrierės si foto-model. Pastaj nga aty i bie nė sy edhe fotografit nga Gjermania, Tim Muller, mė tė cilin kemi bėrė njė sesion fotografish. Tani vinė ftesat nga anėt ndryshme dhe nėpėr media.

    Kush ju ka pėrkrahur mė sė shumti nė kėtė profesion dhe mė kė bashkėpunoni?

    Pali: Nė ēdo profesion ka pak inat dhe xhelozi nga tė tjerėt dhe ėshtė e vėshtirė tė arrish diēka nėse nuk ke pėrkrahje e dikujt qė tė shtynė pėr tė vazhduar pėrpara. Dhe nė lidhje me kėtė falėnderoj Zotin qė e kam njė nėnė tė bekuar dhe qė mė ka ndihmuar qė nga fillimi i karrierės time si nga ana materiale ashtu dhe morale. Po ashtu qė nga fillimi, pėrkrahje tė veēantė kam gjetur edhe tek foto-modeli Alban Kryeziu, i cili mė ka mėsuar pėr shumė gjėra rreth modelimit. Mund tė pėrmend edhe fotografėt tashmė tė njohur Imer Hetemi,Veton Osmani, Nexhaip Karanezi, fotografin Tim Muller, Soni Keyson, tė cilėt gjatė tėrė kohės kemi bashkėpunuar sė bashku etj.

    Si do ta pėrkufizonit modelimin, mendoni qė ndonjėherė do bėhet demode pėr juve apo ju pėlqen?

    Pali: Tė jesh pjesė e botės se modės ėshtė pakėz e vėshtirė por nė anėn tjetėr ėshtė kėnaqėsi, pėrderisa jam pjesė e kėsaj bote kuptohet ndjehem shumė mirė. Ndėrsa modelimin mund ta pėrkufizoj si njė gjė e bukur qė bėhet mė shumė ambicie. Mirėpo mua personalisht ka raste kur mė bezdis mentaliteti i njerėzve, tė cilėt ende se kuptojnė modelimin dhe njė pjesė e madhe e saj e keqkuptojnė atė.

    Modelimi pėrveē qė tė sjell pėrfitime, ndonjėherė edhe tė fut nė humbje, ka humbur Kristiani diēka nga ky profesion?

    Pali: Ku ka fitim ka dhe humbje, ku ka humbje ka dhe fitime, ky ėshtė ligj i ekonomisė sė tregut. Edhe unė mund tė them se nė kėtė profesion pa investuar nuk mund tė fitoj as njeri mirėpo duke ju falėnderuar edhe njė herė fotografėve, tė cilėt gjatė terė kohės kanė qenė pranė meje unė nuk kam investuar rreth fotove. Mund tė them se nuk kam humbur asgjė mirėpo sado pak kam fituar famėn tė cilėn tė gjithė nga ne e deshifrojnė.

    Ėshtė bukur kur dėgjon pėr ndonjė shqiptar me gjithė kėto profesione dhe hobi, sipas teje ia vlen tė mėresh me tė gjitha nga pak?

    Pali: Ėshtė e bukur mirėpo ėshtė shumė e lodhshme tė merresh me shumė profesione. Unė qė nga fėmijėria kam qenė njė ēun qė kam pasur dėshirė dhe ambicie qė tė merrem mė shumė gjėra, mirėpo ia ka vlejtur pėr ēdo gjė.

    Nė pėrditshmėri ēfarė personi jeni dhe si e shpenzoni atė pak kohė tė lirė qė e keni?

    Pali: Nė pėrditshmėri jam njė person shumė i thjesht, koha ikėn shumė shpejt mirėpo nga angazhimet e mėdha tash kam njė pauzė tė vogėl ku edhe nė atė pauzė i kam gjetur punė vetit. Tani jam duke bėrė ushtruar nė palestėr duke u pėrgatitur edhe pėr kėngėn time tė parė qė do tė transmetohet nė verė sė bashku me njė kėngėtare tė re, po mundohem qė shumė pak kohė tė lirė qė kam tė jem me familjen time.

    Gjeni kohė edhe pėr dashuri?

    Pali: Hmmm..kam shumė pak kohė pėr familjen time e mos t’i hymė dashurisė edhe dashuria vjen atėherė kur t’i vijė koha e vet. Njė djaloshi tė ri dhe me shumė profesione sigurisht nuk i mungojnė edhe vajzat, ndonjė sekret nga gjithė kjo hahata. Meqenėse punoj nė sallonin Dream Studio, frizer mund tė them njė sekret qė shumė vajza vijnė pėr tė me parė mirėpo bėjnė kinse po vijnė pėr t’i rregulluar flokėt...

    Tė pėlqejnė aventurat apo lidhjet serioze?

    Pali: Ēdo mashkull ka dėshirė aventurat, mirėpo lirshėm mund tė them qė nuk jam nga ata qė kam dėshirė tė merrem me aventura. Ndoshta se koha nuk ma lejon tė mendoj pėr kėtė gjė mirėpo po qė e kisha gjetur njė vajzė tė mirė qė mė pėrshtatėt me dėshirė do kisha pasur njė lidhje serioze. Qė tė mos i lėndojmė vajzat se janė krijesa shumė tė bukura mirėpo edhe tė ndjeshme.

    Ke prezantuar ndonjėherė Kosovėn nė ndonjė eveniment ndėrkombėtar?

    Pali: Deri tash kam pėrfaqėsuar Kosovėn nė “Mis &Mister Trendy”, nė Tiranė dhe para pak kohėsh kam marr ftesėn nga Jetarti i “Bookinalbaniaa” pėr njė reklamė jashtė vendit ku reklamė do tė realizohet nė Gjermani, France dhe Zvicėr, kurse ne disa katalogė si modelet e vitit 2009 etj..

    Ku e gjen mė se shumti veten, para aparatit fotografik apo nėpėr sfilata?

    Pali: Meqenėse jam foto-model mund tė them qė fotografia ėshtė ajo qė mė bėnė tė ndjehem mirė vetėn e gjej aty, kurse sa i pėrket sfilatave nuk jam kundėr atyre mirėpo mua personalisht nuk mė pėlqen tė sfiloj nė skenė.

    Pjesa mė e preferuar e pamjes tėnde?

    Pali: Sytė...

    Mė pak e preferuar?

    Pali: Tė gjitha mė pėlqejnė mirėpo po them se mė pak hunda hahaha.

    Cili ėshtė thashethemi mė i ēuditshėm qė ke dėgjuar pėr veten dhe komplimenti mė i bukur?

    Pali: Njė fjalė e urtė thotė “Mos tė lasht zoti pa armiq”, thashethemet janė dėgjuar kohėn e fundit mirėpo as qė ju kam kushtuar rėndėsi. Pasi thashethemet pėr mua janė vetėm fjalė qė mė shtyjnė tė vazhdoj pėrpara, nuk kam njė qė mund tė veēoj, komplimenti mė i bukur ėshtė qė mė thonė tė gjithė eyyy ti je si Tarkan!!

    Ai mė i keqi?

    Pali: Nuk kam pasur koment tė keq, nuk kam dėgjuar.

    Keni tė shtoni diēka pėr fund ?

    Pali: Sapo mora njė ftesė pėr njė rol nė njė film qė do bėhet nė Itali nga njė regjisor shqiptarė, ku provat pėr film do fillojnė ne qershor. Xhirimet e filmit do bėhen nė tetor tė kėtij viti ku roli im shoku i protagonistit nė film, si film do tė pėrbėhet nga shumė etnitete, ku do tė interpretojnė aktorė italian, afrikan dhe shqiptarė ne bashkėpunim mė Jetartin.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 10:40