BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Trajtimet bimore sipas tipit tė flokut!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Trajtimet bimore sipas tipit tė flokut!

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/1/2010, 16:08

    Nje njeri i shendetshem ka nga 100 mije deri ne 130 mije qime flokesh. Floku i njeriut zgjatet me rreth dy milimetra ne jave. Ushqimi i keq dhe semundjet e nderpresin procesin e rritjes se flokeve. eshte thelbesore mbajtja e higjienes per flokun. Me kete duhet te kuptohet zgjedhja e shampos se pershtatshme per tipin e flokut.

    Nuk eshte e keshillueshme nderrimi i shpeshte i llojit e shampos. Nese floket i lyeni, boja duhet aplikuar se pari ne nje tufe te vogel flokesh per shmangien e efekteve anesore. Rreth 70 per qind e meshkujve ne bote, sipas studimeve, vuajne nga renia e flokeve. Sipas specialisteve, pervec trashegimise, fajin per kete e ka edhe hormoni testosterone, i cili eshte armiku numer nje per renien e flokeve.

    Renia e flokeve

    Floket rriten per dy deri tre vjet perpara se te bien. Renia e flokeve te vjeter eshte krejt natyrale. Nga pori prej te cilit ra floku i vjeter, zakonisht pas nje fare kohe del nje qime e re floku. Ne nje dite njerezve mund t?u bien 150 qime flokesh. Ka shkaqe te ndryshme qe shkaktojne renien e flokeve, si ndonje semundje infektuese, perdorimi i nje ilaci te caktuar etj.

    Kur renia e flokeve nuk eshte gjenetike ose e lidhur me semundje, parandalimi i ketij fenomeni eshte i mundur duke ndjekur disa keshilla. Fenomeni fillon ne moshen ne mes 20 deri 30 vjeceve. Floket behen me te dobet, bien ne menyre masive dhe nuk dalin me te rinj. Renia e flokeve mund te shkaktohet edhe nga trashegimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me nje enzime te caktuar dhe shnderrohet ne nje dihidrotestosteron, apo sic emerohet ndryshe DHT. Kjo futet nepermjet gjakut qe riqarkullon ne rrenjet e flokeve dhe ngujohet aty. DHT jo vetem pengon rritjen e flokeve, por edhe ndalon daljen e flokeve te rinj.

    Me kalimin e kohes poret mbyllen krejt. Rreth 20 per qind e femrave ne bote vuajne nga renia e flokeve. Zakonisht nje femer mund te humbase floke vetem nese kalon stres, perdor boje te keqe, nuk i ushqen floket ose dhe nese perdor lende narkotike te ndryshme. Kurse 30 vjec eshte mosha mesatare kur nis fenomeni i renies se flokeve. Specialistet tregojne se, realisht fenomeni nis qe ne moshen 20-vjecare, kohe kjo kur ne koken e njeriut fillojne te perdoren produkte te ndryshme kozmetike.

    Floket normale

    Floket jane normale atehere kur nuk kane anomali ne rrenje dhe ne gjatesine e tyre. Floke te tille jane te shkelqyeshem, te forte dhe te shendetshem. Ideale per to eshte kur ne i kemi gjithnje ne ekuiliber, duke perdorur produkte delikate ne larjen dhe pastrimin e tyre, por pa dyshim dhe ne trajtim. eshte mire te mos perdorim shampo dhe balsame shume agresive, dhe nje here ne muaj te perdorim maska ushqyese.

    Floket e thate

    Thatesia e flokeve varet nga shkaqet fiziologjike ose dhe nga shkaqet ambientale. Shume here floku eshte i thate, sepse nuk lubrifikohet mire nga organizmi, por mund te behet i thate dhe per shkak te diellit, eres, si dhe per shkak te mungeses se lageshtise se ajrit qe e privojne ate nga hidratimi. Floke te tille dallohen, sepse jane te ashper, te thate me fije ne rrenje dhe nuk rrine bukur.

    Trajtimet e ashpra e keqesojne akoma dhe me shume punen. Dhe keto jane tharja me fon, drejtimet me piaster, dekolorimet dhe permanenti. Floket e thate kane gjithnje dy fije dhe keputen menjehere. Qe t?i kthejme ne te shendetshem duhet t?i trajtojme me prodhime hidratuese dhe te embla. Maskat qe duhet te perdoren ne kete rast jane me baze avokadoje, vaji dhe veze.

    Floket me yndyre

    Kur floket kane nje pamje prej vaji dhe te ndritshme, qe duken sikur peshojne shume dhe behen pis menjehere, natyra e tyre eshte floke i yndyrshem. Ky fenomen ndodh per shkak te nje sekrecioni te shpeshte dhe vjen nga natyra e brendshme e organizmit, por vjen dhe si rrjedhim i stresit te njeriu, menyra e te ushqyerit dhe smogu ambiental. Kush ka keto lloj flokesh perpiqet t?i laje shpesh, madje edhe cdo dite. Nese keni nje tip te tille floku duhet te kini kujdes nga sapuni i tepert, sepse sjell nje perkeqesim te situates.

    Produktet qe duhet te perdoren te floku i yndyrshem jane specifike per floket me yndyre dhe per larje te shpeshta. Nese ka nje problem shendetesor duhet t?i drejtoheni dermatologut, ne menyre qe ky i fundit te vendose nje trajtim te personalizuar. Perdorimi i nje caji me nenexhik perpara se te shpelani i ndihmon floket. Gjithashtu, dhe esenca e qiparisit ndihmon shume, sepse riekuilibron lekuren e flokut.


    Trajtimet

    Maske me veze dhe vaj ulliri

    Duhet te dini se vaji i ullirit dhe veza jane perberes ushqimore qe ndikojne shume ne forcimin e flokut tone. Vecanerisht miksi qe arrihet mes te verdhes se vezes dhe vajit te ullirit, i cili preferohet te jete i prodhuar ne vend. Per floket e shkurter perdoren tre te verdha veze dhe tre luge vaj ulliri.

    Pasi e verdha e vezes me vajin e ullirit miksohen, vendosen mbi floke me anen e nje furce flokesh, ne cdo sasi floku dhe lihet ne te per nje periudhe kohore prej 60 minutash. Pas kesaj, floku lahet me uje te ngrohte duke fituar kompaktesi, ushqim dhe shkelqim. Per floket e gjate perdoren gjashte te verdha veze dhe gjashte luge vaj ulliri, dhe mbahet per periudhen nje ore dhe me pas lahet me uje te nxehte.

    Maske me qumesht

    Nje maske shume e mire eshte edhe perdorimi i qumeshtit te lopes. Pasi e keni zier qumeshtin mund te lagni gjithe gjatesine e flokeve dhe ta mbani mbi floke per nje periudhe nje oresh. Me pas floket lahen me uje te ngrohte. Kjo maske i jep flokut shkelqim dhe e ben me te forte e te shendetshem.

    Per floke qe shkelqejne

    Ushqimet qe jane te pasura me vitaminen B jane fantastike per t?i bere floket tuaj qe te shkelqejne. Ju mund ta gjeni vitaminen B me shumice te vezet, qumeshti, zarzavatet dhe mishi i shpendeve. Silika eshte gjithashtu shume e rendesishme qe ju te keni floke sa me elastike, qe shkelqejne e mbi te gjitha te shendetshem.

    Kete lloj minerali ju mund ta gjeni te lekura e kastravecit, qepet dhe bishtajoret. Nese lekura juaj eshte shume e thate, atehere beni mire qe te hani shume peshk. Lloji me i mire i peshkut qe mund te hani eshte salmoni, tek i cili gjendet acidi omega bashke me tre te tjere, te cilat jane shume te mire per te hidratuar e shkelqyer lekuren tuaj.

    Hithra

    Ne mjekesine popullore hithra njihet si mbreteresha e bimeve mjekesore, per shkak te efekteve te saj pozitive ne sherimin e disa semundjeve. Ne kozmetike hithra ndihmon kunder renies se flokut dhe zbokthit. Personat qe kane probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokes me lengun qe perftohet nga zierja e hithres.

    Ėshte mire qe larja te kryhet dy here ne jave dhe te vazhdoje deri ne eliminimin perfundimtar te zbokthit. Larja e kokes me ujin e hithres keshillohet edhe per ata qe kane probleme me rritjen e ngadalte te flokut.

      Ora ėshtė 14/11/2024, 18:52