BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Keshilla praktike

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Keshilla praktike

    Mesazh nga Vizitor 6/2/2009, 03:14

    Si te ryhen dhe pergaditen ushqimet

    *Perimet ryhen te fresketa per disa dite ne qofte se mbeshtillen me picet te lagur.

    *Sa me te medha qe priten copat e perimeve aq me pak humbin vleren ushqimore gjate
    zierjes.

    *Perimet qerohen pak kohe para se te perdoren per gjelle ose sallate dhe zihen ne ene
    me kapak te mbyllur.

    *Vitaminat qe gjinden ne perimet e fresketa jane shume te ndieshme,prandaj eshte mire
    qe ato te zihen shpejt-ne zjarr te forte.

    *Per t'i ruajtur sa me mire vitaminat,perimet e fresketa si lakra e patatja duhet te zihen
    ne uje te vluar.

    *Patatet e ziera me levore qerohen me lehte ne qofte se pas zierjes lihen ne uje te ftofte

    *Ne ndryshim nga patatet e tjera,panxhari(repani i kuq) nuk zihet ne uje me krip.

    *Qepa per pergaditjen e qyfteve nuk duhet te grihet ne makine mishi por ne erende.

    *Erezat-si kopra,majdanozi e dhjomza ruhen mire per disa dite,ne qofte se ruhen ne qese
    polietileni(najlloni),te mbyllura dhe te vendosura ne vend te fresket.

    *Per te pare se sa jane te freskta ,vezet vihen ne uje te bollshem me krip.Ato qe jane
    te freskta bien ne fund,ndersa te tjerat -me bajate,qendrojn ne siperfaqe.

    *Para se te perpunohen trute e freskta duhet te lihen ne uje te ftoft per 1-2 ore,
    ne menyre qe t'u hiqet cipa.

    *GJate skuqjes se mishit ne copa ,keshillohet qe ena te mbulohet me kapak,pasi ne
    kete menyre avulli nuk del, por mbetet ne mish duke i dhene atij shijen e mishit te strufuar

      Ora ėshtė 15/11/2024, 02:39