Nje lajm i mire ne boten e kozmetikes vjen nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, nje teknike mini-pushtuese qe mund te eliminoje jo vetem celulitin dhe dhjamin e tepert rreth trupit ( perfshire dhe fytyren), por edhe per te ngurtesuar, ngritur lekuren e varur. Shpikja e re quhet Accusculpt, dhe 2.000 paciente ne SHBA kane testuar efektshmerine e saj. Teknika e re ka marre kohet e fundit dhe certifikimin e sigurise evropiane; ne Itali eshte perdorur suksesshem ne 86 vete.
Eshte shume me e sakte dhe me e fuqishme se aparatet e tjera homologe dhe mbi te gjitha ajo eshte me pak invazive dhe nuk ka efekte anesore, qe e ben te pershtatshme edhe per zona te ndjeshme te tilla: si fytyra, ana e brendshme e kofshes, krahu ose gjuri. Accusculpt shkrin yndyren permes tubave te vogla (rreth 1 ose 2 milimetra) qe leshojne nxehtesi shume pak ne dallim nga laseret tradicionale te perdorura deri tani. Per kete arsye, kjo teknike mund te zbatohet edhe ne moshat mbi gjashtedhjete vjec, qe kane elasticitet te lekures te dobet. Accusculpt premton heqjen e plote te dhjamit dhe celulitin me me shume pak demtime ne ind se metodat tradicionale e perdorura deri tani.