Duket qesharake, por ndodh edhe keshtu. Kerkojne te kene bukurine me cdo kusht dhe harrojne te shfrytezojne njomeshtine qe u dhuron mosha. Duan te ekspolorojne boten e bukur te kozmetikes dhe makiazhit, megjithese nuk i dine te gjitha hilet.
Jane kryesisht moshat 15-18 vjec, vajzat adoleshente qe me nje laps sysh ne cante dhe me krem puder "stukojne" fytyren e tyre. Me raste make-up-in e bejne qe ne shtepi, me raste ne banjat e shkolles apo ne fundin e bankave. Nga padija apo neglizhenca, estetistet dhe punonjeset e bukuriseshprehen se keto vajza me shume se behen te bukura, shemtohen, duke i sjelle vetes probleme te tjera. Sipas tyre, keto adoleshente permes veprimeve te pamatura rrezikojne jo vetem te demtojne fytyren, por edhe te stimulojne akoma me shume pucrat. Fusha e kozmetikes, sa e bukur, ka edhe misteret e veta. me sa duket gjinia femerore, e cfaredolloje moshe, kushtin kryesor ne jeten e saj ka eksplorimine saj, qofte edhe me disa mjete nga me te thjeshtat deri tek ato me te rendat. Por makiazhi dhe perdorimi i ketyre produkteve ne moshat e vogla sjell edhe mjaft probleme shqetesuese.
Cfare mund te perdorni:
Estetistet keshillojne qe kjo kategori moshe te perdore kryesisht produkte te keshillueshme ne baze te lekures se fytyres per pastrimin e saj. Keshtu,eshte e rendesishme te pastrohet fytyra cdo mbremje, para se te shtriheni, dhe jo vetem nese keni truk. Edhe ne mengjes, duhet te beni pastrimin e saj para se te dilni. Qumesht dhe tonik jane aleatet e duhur per nje pastrim te kujdesshem te fytyres. Ekzistojne shume marka dhe per te gjithe tipat e lekures. Qumeshti aplikohet me pambuk te thate, me pas pastrimi kompletohet me tonikun. Te dyja produktet duhet te kalojne ne fytyre dhe ne qafe. Qumeshti per lekure te yndyrshme permban substanca te cilat mbajne nen kontroll sekretimin e djerses dhe jane ne gjendje te pastrojne lekuren. Per ato qe kane fytyre te thate, delikate, ka produkte qe permbajne substanca lentitive, zbutese dhe qetesuese.
Toniku sherben per te "ujitur" lekuren, me PH e tij natyral. Edhe toniku zgjidhet sipas tipit te lekures dhe nevojave: per lekure te yndyrshme jane ato tonik qe kane perberje alkooli te ulet, ndersa per lekure te ndjeshme jane ato tonik qe nuk kane aspak permbajte alkooli. Per lekure vecanerisht delikate ka tonik me uje trendafili qe perdoret si tonik dhe eshte shume delikat. Eshte i pershtatshem edhe per lekuren e femijeve.