Renie e flokeve te vjeter eshte krejt natyrale. Ne nje dite njerzeve ju bien 150 qime flokesh te cilet kane shkaqe te ndryshme qe shkaktojne renien e tyre. Kur renie e flokeve nuk eshte gjenetike ose e lidhur me semundje, parandalimi i ketij fenomeni eshte i mundur duke ndjekur disa keshilla. Fenomeni fillon ne moshen mes 20-30 vjec. Floket behen me te dobet, bien ne menyre masive dhe nuk dalin me te rinj. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me nje enzime te caktuar dhe shnderrohet ne nje dihidrotes-tosteron (DHT). kjo futet nepermjet gjakut qe qarkullon ne rrenjet e flokeve dhe "ngujohet" aty. DHT jo vetem pengon rritjen e flokeve, por edhe ndalon daljen e flokeve te rinj. Nje femer zakonisht mund te humbase floke nese kalon stres, perdore boje jo te mire, nuk i ushqen floket ose nese perdore lende narkotike te ndryshme. Kurse 30 vjec eshte mosha mesatare kur nis fenomeni i renies se flokeve.
Shkaqet e renies
Trashegimia dhe faktoret gjenetike
Renia e flokeve ashtu si dhe ngjyra e syve eshte tipar i trashegueshem. Me kalimin e kohes floku behet i holle dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet qe provokojne renien e flokut jane te transemtueshme nga te dy prinderit. Por kjo nuk do te thote qe prindi vuan renien e flokut.
Stresi
Stresi eshte nje faktor shume rendues ne renien e flokut. Ne ndryshim me faktorin gjenetik, renia e flokeve, per arsye stresi, eshte e shperndare ne te gjithe zonen ku ka floke. Sipas specialisteve, dietat e keqbalancuara, mungesa e proteinave mund te ndryshoje prodhimin normal te flokeve dhe per dy apo tre muaj do te shfaqet e humbja e flokeve ne mase.
Semundjet
Ndodhe shpesh qe shfaqet dukuria e humbjes se flokeve pas kalimit te nje infeksioni, si ehte te forta, operacione, pas crregullimeve funksionale te gjendrave tiroide etj. Ne keto raste eshte e nevojshme ti jepet fund me trajtim per ti normalizuar. Medikamentet qe perdorim ne sherimin e semundjeve ndikojne ne renien e flokut.
Pakujdesia
Abuzimi me trajtimet kozmetike jo cilesore dhe agresive, perdorimi i vazhdueshem i tyre bejne te mundur renien e flokeve. Nje armik i flokut eshte edhe larja e tyre shume e shpeshte dhe krehja me avuj te nxehte.