Frutat ne mjekesine popullore po gjejne nje perdorim te gjere, si ne format me te thjeshta, kur ato perdoren te fresketa, ashtu edhe ne forma te pergatitura posacerisht per qellime te caktuara. Pavaresisht nga forma e perdorimit, frutat me pare duhet te lahen mire. Kjo mase duhet ndermarre, sepse frutat ne pergjithesi konsumohen te fresketa dhe eshte mire te mos qerohen, pasi do te humbitnin nje pjese te mire te vlerave te tyre ushqimore dhe sidomos vitaminat, te cilat perqendrohen me shume ne shtresat e jashtme.
Nga frutat e konsumuara gjeresisht jane edhe dardhat, qe perdoren ne gjendje te fresket ne kohen e pjekjes natyrore, te ruajtura ne frigorifer, dhe te perpunuara ne forme marmelate, konserve, kompostoje ose te thara. Permbajne kripera minerale, si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur etj., 4-5 per qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotine, acide organike etj. Ato jane freskuese, qetesuese, largojne etjen, lehtesisht pastruese te zorreve dhe japin energji. Kur jane te papjekura, nuk treten lehte dhe qendrojne rende ne stomak. Ne saje te permbajtjes se hekurit dardhat bejne mire per luftimin e anemise.
Ato bejne mire gjithashtu ne melci, pasi nxisin aktivitetin per prodhimin e temthit. Cipa e frutave te dardhes ka veti diuretike (diuretik, mjet qe shkakton urinim te shpeshte dhe ndihmon veprimtarine e veshkave dhe te rrugeve urinare) dhe ben mire ne pastrimin e veshkave dhe te rrugeve urinare. Gjethet e dardhes kane veti te mira diuretike dhe antiseptike dhe perdoren kunder semundjeve te rrugeve urinare, ne cistitet ne guret e veshkave, ne dhimbjet e fshikezes urinare, etj.