Si pjese e nje diete te shendetshme, ushqimet e plota luajne rol te rendesishem duke e ndihmuar trupin tone qe te funksionojne ne menyre optimale. Ka me mijera ushqime te plota me shume vlera ushqyese, por disa prej tyre ne kete liste bejne me shume se sa thjeshte te dhurojne vlerat e tyre ushqyese ato na ndihmojne te sherohemi. Ne fakt, secili ushqim ne kete liste mbart ne vete nje liste te shumte te efekteve sheruese, duke filluar nga luftimi i kancerit gjer te zvogelimi i kolesterolit, mbrojtja ndaj semundjes se zemres dhe keshtu me radhe. Ushqehuni me keto ushqime te shendetshme dhe filloni te ndiheni me te shendetshem.
Kivi
Ky frut i vogel, plot me vlera ushqyese eshte gjithashtu perplot me vitamine C (dyfish sasine e portokallit), ka me shume fiber se sa mollet, dhe mund bananet si ushqim me me shume potas (potasium). Perzierja unike e vitaminave dhe mineraleve qe gjenden ne kivi ndihmon kunder semundjes se zemres, goditjes, kancerit dhe semundjeve te traktit te frymemarrjes. Perzierjet natyrale te hollimit te gjakut qe gjenden ne kivi funksionojne pa efekte anesore te aspirines dhe gjithashtu ndihmojne shendetin vaskular duke zvogeluar formacionin e mpiksjes spontane te gjakut, zvogelimit te LDL kolesterines (kolesterina e keqe), dhe uljes se shtypjes se gjakut. Shume studime kane treguar se kivi jo vetem qe zvogelon stresin oksidativ dhe demtimin e ADN-s, por gjithashtu ndihmon qelizat e demtuara qe te riparojne vetveten.
Qershite
Kur flasim per ushqimet me te shendetshme aty kemi edhe qershite. Qershite mburren me nje liste te gjate te fuqive sheruese. Qershite jane te pasura me substanca qe ndihmojne kunder inflamacionit dhe kancerit. Sikur kjo te mos mjaftonte, ne studimet laboratorike, kuercetini dhe acidi ellagjik, dy perberes qe gjenden ne qershi, kane treguar se zmbrapsin dhe ndalojne rritjen e tumoreve e gjithashtu edhe shkaktojne qelizat kancerogjene qe te bejne vetevrasje pa shkaktuar deme ne qelizat e shendetshme. Qershite, pervec tjerash, kane edhe perberes antiviral dhe antibakterial.
Gujava (Guava)
Gujava eshte nje frute i vogel tropik qe mund te jete i rrumbullaket, oval apo ne forme dardhe. Nuk jane edhe aq te zakonshem keshtu qe eshte veshtire te gjenden, varesisht se ku jeton. Por nese i gjen atehere ia vlen mundin. Gujava permbajne me shume lisofene, antioksidant qe lufton kancerin, se sa cilido frute apo perime tjeter. Guavat permbajne lisofene gati per 20 per qind me shume se domatet. Trupi jone nuk mund te procesoje shume nga lisofene qe gjenden ne domate nese ato nuk pergatiten. Procedimi ndihmon ne thyerjen e mureve te forta te qelizave. Por, struktura qelizore e ketij fruti lejon qe antioksidanti te absorbohet pa marr parasysh nese fruti konsumohet i gatuar apo ashtu si eshte natyral. E pervec te tjerash ky frute ofron vlerat ushqyese pa sodium qe i shtohet produkteve te procesuara te domateve. Keshtu qe nese i gjen e di cfare duhet te besh?
Fasulet
Fasulet jane ushqim mrekulliberes. Ulin kolesterinen, rregullojne sheqerin ne gjak dhe prodhimin e insulines, ndihmojne shendetin e traktit digjestiv (tretjen) dhe mbrojne kunder kancerit. Nese mendon per ushqime me fiber, proteina, dhe antioksidant ju sigurisht menjehere ju shkon mendja tek mishi, frutat dhe ushqimet e plota, epo mendo me shume fasulet ofrojne qe te tria ne nje pako.
Spinaqi
Spinaqi mbron nga semundjet e syve dhe humbjes se te parit, eshte i mire per funksionin e trurit, mbron kunder kancerit te prostates, zorreve dhe te gjirit, mbron kunder semundjes se zemres, goditjes ne tru (pika ne tru) dhe dementis (cmendurise); zvogelon shtypjen e gjakut, eshte anti-inflamator, dhe eshte shume i mire per shendetin e eshtrave. Spinaqi ka nje mori te materieve ushqyese duke perfshire ketu sasi te vitamines K, kalcium, vitamine A, vitamine C, folat, magnez dhe hekur.
Qepet
Qepet kane nam te keq per shkak te efektit te tyre ne ere te gojes, por kjo nuk eshte e vetmja pjese e trupi ky qepa ka efekt. Qepet permbajne enzime te fuqishme qe luftojne kancerin, konsumimi i qepes ka treguar se ndihmon ne zvogelimin e rrezikut te kancerit te prostates dhe ezofagut e gjithashtu eshte i lidhur me zvogelimin e vdekshmerise nga semundja koronare e zemres. Hulumtimet sugjerojne se qepa gjithashtu ndihmon duke mbrojtur stomakun nga kanceri. Qepet permbajne sulfide qe ndihmojne ne zvogelimin e shtypjes se gjakut dhe kolesterines (kolesterolit), e gjithashtu permbajne edhe peptide qe ndihmojne ne parandalimin e demtimit te eshtrave duke stopuar humbjen e kalciumit dhe mineraleve tjera te eshtrave.