BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lengu i panxharit mund te ule presionin e larte te gjakut

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Lengu i panxharit mund te ule presionin e larte te gjakut

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/10/2010, 20:03

     Lengu i panxharit mund te ule presionin e larte te gjakut Images

    Kėto janė rezultatet e arritura nga kėrkimet e vazhdueshme tė mjekėve dhe shkencės. Gjatė eksperimenteve tė realizuara e tregua se as mė shumė e as mė pak, por njė gotė uji me lėng panxhari nė ditė do tė ishte i mjaftueshėm pėr tė ulur tensionin e gjakut. Efekti u dallua pas kundėrveprimit tė pėrbėrėsve tė lėngut tė panxharit ndaj mikrobeve tė gjendura nė gojėn e njeriut. Mė pas u vu re se pirja e njė gotė uji me lėng panxhari shoqėrohej me njė sėrė ndryshimesh fiziologjike. Pėrbėrėsit e lėngut ndikonin nė zgjerimin e enėve tė gjakut dhe si rrjedhojė qarkullimin e gjakut me mė shumė shpejtėsi. Kjo ndihmonte nė uljen e presionit tė gjakut.

    Po ashtu perime tė tjera pėrmbajnė nitrate nė sasi tė larta, si panxhari, pėrfshirė spinaqin dhe marulen (lakra jeshile). Kėshtu njė grup shkencėtarėsh nė Londėr, realizuan njė eksperiment; ku disa njerėz duhet tė pinin gjysmė litri lėng panxhari, ndėrsa disa tė tjerė tė pinin gjysmė litri ujė. Personat tė cilėt kishin pirė lėng panxhari filluan tė shfaqnin shenja tė uljes sė presionit tė gjakut, vetėm pas pak orėsh. Pas dy orėve enėt e gjakut ishin zgjeruar dhe gjaku qarkullonte mė lehtėsisht.

    Presioni i lartė i gjakut

    Pėr tė kuptuar se ē’ėshtė presioni i lartė i gjakut duhet mė parė tė dihen cilat janė vlerat normale tė tij. Ato luhaten nga 80-100 mmHg (i larti-i tkurrjes sė zemrės) me 50-70 mmHg(i ulėti-i lėshimit tė zemrės) te fėmijėt, duke arritur nė 100-120 mmHg me 60-80 mm Hg tek mė tė rriturit dhe tek tė moshuarit. Presioni i gjakut mund tė tejkalojė shifrat normale gjatė njė emocioni, pas njė sforcimi fizik, pas pirjes sė kafes, sė alkoolit, sė duhanit, pas teprimit ushqimor, pas ekspozimit tė papritur tek temperatura tė ulėta ose qėndrimit tė zgjatur tė kokės nė diell etj. Sidoqoftė pas disa minutash apo orėve ai mund tė rikthehet nė normė me ose pa mjekim. Kur ky konstatim ėshtė rastėsor, nė jetėn e njė personi tė kontrolluar rregullisht, bėhet fjalė pėr ngritje tė presionit, por jo pėr sėmundje tė presionit tė lartė tė gjakut. Kur shifrat e mbinormės janė konstatuar nė matje tė njėpasnjėshme (ēdo vakt pėr disa ditė ose javė rresht) nuk bėhet mė fjalė pėr ērregullim rastėsor, por pėr sėmundje tė presionit tė lartė.

    Kur ngritja e presionit tė gjakut pason shfaqjen e njė sėmundjeje tė veshkės, gjėndrave me derdhje tė brendshme etj., ai konsiderohet shqetėsim i saj dhe mund tė normalizohet pas mjekimit tė sėmundjes pėrkatėse me ilaēe ose nė rrugė kirurgjike. Presioni i lartė i gjakut ėshtė njė sėmundje e cila prek ēdo ditė e mė shumė njerėz, kryesisht tė moshave tė rritura. Megjithatė ai nuk pėrjashtohet as nė tė rinjtė, bile edhe tek fėmijėt. Nė ngritjen e tij ndikojnė disa faktorė si dieta, gjendja shpirtėrore, kushtet e jetesės etj.

    Shkaktarėt

    Kripa, kafeja, alkooli, duhani dhe droga janė armiqtė mė tė mėdhenj tė shėndetit normal dhe provokatorėt mė tė rrezikshėm tė sėmundjes sė presionit tė lartė tė gjakut. Dhjami, gjalpi, djathi dhe ėmbėlsirat, janė tė kėshilluara tė merren nė sasi sa mė tė vogėl nga personat qė nuk kryejnė veprimtari fizike. Kufizime duhen bėrė edhe nė brumėra. Mbajtja e peshės nė shifra tė pėrafėrta me numrin e centimetrave qė tejkalojnė 1 metėr tė lartėsisė, do tė ishte mjaft e preferuar dhe dobiprurėse nė parandalimin e sėmundjes sė presionit tė lartė tė gjakut etj. Angazhimi nė veprimtari tė ndryshme shoqėrore, sportive, artistike etj. kėshillohet pėr tė gjitha moshat, sidomos pas daljes nė pension dhe nė rini.

    Simptomat me tė cilat shoqėrohet presioni i lartė i gjakut:

    - Dhimbje koke, sidomos nė mėngjes
    - Gumėzhitje tė veshėve
    - Marramendje
    - Ndonjėherė del gjak nga hundėt
    - Depresion pa e ditur shkakun
    - Personi ėshtė i shqetėsuar dhe i irrituar
    - Skuqje e fytyrės
    - Ndjenja tė fikėti

    Shkenca, bimėt jeshile pastrojnė gjakun

    Pėr tė pastruar gjakun nga pėrbėrėsit dhe elementet e dėmshme, mund tė jenė tė nevojshme njė sėrė kurash mjekėsore. Njė kurė e efektshme pėr tė luftuar sėmundjet e gjakut ėshtė edhe ajo e pėrgatitur nga 250 gramė gjethe hithre, 10 gramė uthull dhe 10 gramė gjethe delli. Tė gjitha kėto vendosen nė 1 litėr ujė tė ftohtė, ku qėndrojnė 12 orė. Pastaj zihen pėr 10 minuta, ėmbėlsohen sipas dėshirės me mjaltė dhe pastaj sėrish mbyllen dhe qėndrojnė tė mbyllura pėr 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatė tėrė ditės me lugėn e kafesė. Fiku ėshtė njė frut, qė pėrmban shumė karbohidrate, albuminė, yndyrė. Pėrdoret i freskėt, i tharė dhe i pėrpunuar nė produkte tė ndryshme. Rekomandohet tė pėrdoret nga personat e dobėsuar, nga anemikėt dhe nga ata qė ndiejnė shumė tė ftohtė, pasi i japin organizmit forcė dhe nxehtėsi.

    Mjekėsia popullore, kurimi i anemisė

    Pėrvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanė dhėnė rezultate tė shkėlqyera nė shėrimin e shumė sėmundjeve, pėrfshi edhe sėmundje tė ndryshme tė gjakut. Mes tė cilave ėshtė edhe sėmundja e anemisė. Specialistėt e sėmundjeve tė gjakut duke iu larguar pak kurave farmaceutike, kėshillojnė kurat me bimė jeshile, ku futen ēikoret, spinaqi, etj., janė shumė tė rėndėsishme pėr tė ripėrtėrirė gjakun dhe pėr ta shtuar atė nė sasi. Nisur nga kjo dhe shumė tė dhėna tė tjera, pacientėve iu rekomandohet tė pėrdorin nė dietėn e tyre tė pėrditshme sa mė shumė bimė jeshile. Nė shumė raste sėmundja e anemisė, fillon tė shfaqet qė nė moshėn 2 muajsh. Kjo vlen sidomos pėr ato rastet kur anemia ėshtė e trashėguar nga nėna tek fėmija. Nė kėtė rast evidentimi i sėmundjes ėshtė mė i lehtė.

    Simptomat me tė cilat shfaqet presioni i lartė

    Sėmundja e presionit tė lartė tė gjakut mund tė mos japė asnjė shqetėsim pėr pacientin edhe pse mund tė jetė njė vuajtės pėr kohė tė gjatė. I vetmi kriter diagnostikues ėshtė matja me aparat tė posaēėm me merkur (zhivė). Herė pas here vuajtėsi mund tė ndjejė shqetėsime nga mė tė ndryshmet (si marramendje, trokitje tė shpejta nė bark dhe nė kraharor, dhimbje koke, skuqje ose zbehje nė fytyrė, pagjumėsi, ankth, urinim tė shpejtė etj), por jo tipike pėr kėtė sėmundje. Kėto bėhen mė tė shpeshta dhe mė serioze nė format e ndėrlikuara, kur preken organe dhe sisteme si zemra, truri, veshkat etj. Dhimbja nė brendėsi tė kraharorit, lodhja e shpejtė, ērregullimet e ritmit, tė kujtesės, tė gjumit, ndryshimet nė hartėn e damarėve, nė muskulaturėn e gjymtyrėve tė poshtme, nė urinim, nė shikim etj. bėhen gjithmonė e mė tė shprehura.

    Si shfaqet presioni i lartė tė gjakut

    Presioni i lartė i gjakut pėrbėn sėmundje kur ai shfaqet nė vazhdimėsi, me gjithė prirjet pėr normalizim tė pėrkohshėm tė herėpashershėm. Si i tillė ai do tė pasohet edhe me ērregullime nė punėn e indeve dhe tė organeve, sidomos tė zemrės, tė trurit dhe tė veshkave. Sėmundja e presionit tė lartė tė gjakut nė ecurinė e saj pasohet me ndryshime nė strukturėn indore tė organeve dhe ērregullime nė funksionet e tyre. Sigurisht qė kėto nuk janė pasoja vetėm tė kėsaj, por edhe tė sėmundjeve tė tjera, prandaj kur ato konstatohen duhen gjurmuar pėr gjetje tė shkakut kryesor dhe atyre ndihmėse. Sė pari, preket muskulatura e zemrės sė majtė. Dukuria ėshtė shumė mė e shprehur tek njerėzit e dhjamosur dhe diabetikė. Fillimisht trashet muskulatura e barkushes dhe mė pas preket edhe veshorja.Ikub

      Ora ėshtė 6/5/2024, 22:28