BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Te ndjekesh bioritmin e lekures

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Te ndjekesh bioritmin e lekures

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/10/2010, 23:35

    Te ndjekesh bioritmin e lekures Images

    Si te gjejme nje ritem qe pershtatet me kete harmoni te brendeshme qe rregullon te gjithe organizmin tone. Ndryshimet shume te shpejta sjellin gjithemone reagime te ndryshme. Ndryshimi rrit variacionin e drites dhe te freskise se lekures pasi ajo varet nga ritme, te cilat nuk mund te injorohen. Kur kujdesemi per lekren duhet te njohim edhe ta respektojme kete program te brendshem te saj. Vetem ne kete menyre, kremrat dhe trajtimet do te japin rezultatin me te mire. :Sikurse dhe vete organizmi yne, edhe lekura ka nje ritem biologjik, i cili kerkon pershtatje me diten dhe naten, me stinet, me moshen etj. Ne cdonjerin nga keto momente, lekura sillet ne menyra te ndryshme. Vetem duke repsektuar kete ritem, mund te bejme te mundur qe ajo te behet me e forte dhe e shendetshme mbi bazen e ketyre trajtimeve.

    Pershtatja me stinet

    Lekura eshte nje organ shume i ndjeshem ndaj variacioneve klimaterike. Nuk rrezikohet vetem nga te ftohtit dhe nga te ngrohtit, por ne pranvere dhe ne vjeshte ajo behet edhe me e ndjeshme dhe vuan me shume, ndaj duhet trajtuar me embelsi te madhe.

    Pranvera

    Ritmi jetesor rizgjohet. E lodhur nga akumulimet toksike gjate dimrit duhet te pastrohet, te lirohet. Fjala celes eshte pergatitja. Me trajtim te embel, i cili eleminon qelizat e vdekura dhe pergatit epidermen qe te rimare cdo lloj trajtimi. Ekzistojne produkte me baze acidi frutash ne % jo me te madhe se 10%, ose me parcela te vogla kripe, rere, te cilat veprojne ne siperfaqe pa kaluar ne thellesi.

    Vera

    me te nxehtin dhe lageshtine, poret zgjerohen, lekura humbet uje dhe dehidratohet. Nevojitet mbrojtje nga dielli, hidratim. Keto perbejne rregullat, te cilat duhen ndjekur gjate veres. Perdorni kremra te lehta, jo te yndyrshem, te pasur me antioksidante dhe eleminoni gjithenje mbetjet e fibrave diellore.

    Vjeshta

    Sikurse pranvera, eshte nje stine ne kalim, nje periudhe delikate. Keshtu, defektet fillojne te shfaqen haptazi, rrudhat, humbja e tonit, dehidratimi, njollat. Stresi i dukshem le shenja. Fjala celes eshte zevendesimi dhe rigjenerimi, i duhet lene vend produkteve kozmetike me baze antioksidues me vitamina A, C, E dhe koenzima Q 10 e cila mbron elasticitetin e lekures, me hidratues. Ne mbremje te aplikohen perberje me baze bimore, te cilat stimulojne prodhimin e fibrave qe permbajne elastine dhe kolagjen.

    Dimri

    Metabolizmi reduktohet, qarkullimi periferik i gjakut ngadalsohet, pa diell vitamina D lodhet dhe ngjyra e lekures shuhet. Lekura, sikurse toka, "ndalon" per te mos harxhuar energji dhe per te mbajtur ngjyren ndezur. Eshte momenti per te ushqyer dhe per ta mbrojtur ate. Duhen zgjedhur formula me te pasura me perberje yndyre, por duke mbajtur nje balance ndermjet yndyres dhe thatesise. Ne temperaturat e ulta, lekura behet me e ndjeshme, skuqet dhe nevojiten trajtime te cilat permbajne substance mbrojtese per kapilaret. Ikub

      Ora ėshtė 15/11/2024, 03:19