Bukuria fizike eshte nje nga vlerat e vecanta qe femrat i kane kushtuar vertet rendesi. Megjithate nuk jane te vetmet.
Eshte nje shoqeri e tere e cila beson se te qenurit e bukur eshte e rendesishme. Po cila eshte vlera e vertet e bukurise. A ka nje perplasje mes asaj fizike dhe te brendeshme? Sa e bukur do te ishte nje grua nese reflektonte nje tjeter dimension te bukurise? Ja disa keshilla per ta vleresuar ndryshe kete koncept dhe per t'u ndier e bukur.
Forca e bukurise eshte perdorur ne forma sa pozitive aq dhe negative. Duket se grate e bukura permes aparences fizike kane arritur cfare kane dashur. Kombe te ndryshme kane arritur te perfitojne prej grave te bukura. Helena ndihmoi Trojen, Kleopatra perdori bukurine e saj per tu bashkuar me Cazarin, Matahari, kercimtarja daneze, transmetoi sekrete nga oficeret gjermane tek ata britanike gjate luftes se pare boterore. Eshte konsideruar si nje nga femrat klasike fatale.
Megjithate bukuria ka nje influence pozitive te femra te backgraundeve dhe kulturave te ndryshme. Te ndjerit e bukur ka nje efekt pozitiv ne menyre se si sillesh dhe shprehesh. Por e rendeishme eshte qe te jete ne balance me realitetin. fatkeqesisht kjo lloj force qe perfitohet mund te shnderrohet ne nje lloj dileme per gra te cilat e kane te pamundur ta ekuilibrojne me realitetin. kjo ndodhe vecanerisht tek ato qe ndihen me skeptike ndaj presionit te jashtem. Nuk ka nje mase per bukurine, sepse bukuria ne thlb mbetet subjektive.
Eshte e vertet qe shoqeria ne te cilen jetojme ka nje rol te madh mbi bukurine fizike, sepse per te qene realist te gjitheve na pelqen e bukura. Por nje grua mund te perkufizohet e bukur jo vetem ne kuptimin fizik te fjales. Nje grua eshte e bukur kur ajo di te tregoje vlera qe reflektojne inteligjence, personalitet apo ndjeshmeri. Nje femer e cila ne te njejten kohe eshte e afte te kujdeset per veten por edhe te transmetoje bukuri te brendshme eshte me substance dhe ka bukuri te perjetshme. Ikub