Bukuria fizike eshte nje nga vlerat e vecanta qe femrat i kane kushtuar vertet rendesi. Megjithate, nuk jane te vetmet. Eshte nje shoqeri e tere, e cila beson se te qenirut e bukur eshte e rendesishme. Por cila eshte vlera e vertet e bukurise? A ka nje perplasje mes asaj fizike dhe bukurise se brendeshme? Aparenca nuk eshte gjithcka mbi te cilen duhet te besojme kaq shpirterisht. Ka shume gjera te tjera, te cilat nese i vleresojme, do kuptojme se bukuria e vertet ka shume dimensione.
1- Aparenca, jo gjithcka
Femrat shpeshhere e kane vleresuar me teper se cduhet aparencen fiziike, duke vuajtur nga lloje te ndryshme kompleksesh. Pyetja e pare qe i bejne vetes eshte 'po sikur ai te mos me pelqeje"? Grate zakonisht ndikohen nga komplekse inferiore, te cilat jane te lidhura ngushte me aparencen. Te gjithe duan te pelqehen e aq me teper te deshirohen. Por tek nje grua kjo deshire dyfishohet. Kjo lloj varesie ndaj bukurise fizike duket se i ve ato ne dilem kur behet fjale per te gjetur partner.
2- Ka gjithmone shance
Nese nje grua qofte edhe shtepiake do te kishte shume cilesi, ajo do te perkufizohej me plot bindje nje grua e bukur. Nese ne karakteristikat e saj do te kryesonin ato te nje femre te zgjuar, te kendeshme, te afte te nje kuzhinere te mire, atehere do te kishte cdo shans per te terhequr vemendje. Pyetja e pare qe lind eshte si te terheqim vemendjen? Nje nga menyrat me te thjeshta dhe efikase eshte te te besuarit ne vetvete. Fjala "shtepiake" nuk duhet te ekzistoje ne asnje menyre ne fjalorin e nje gruaje. Nje grua duhet te dije te jete interesante,pasionante dhe terheqese. Nje grua, pavaresisht pozicionit qe ka duhet te dije te jete e bukur edhe pertej pamjes fizike.
3- Fustani i domosdoshem
Ajo qe e ben te bukur nje grua nuk eshte veshja ne pergjithesi. Jane veshjet te caktuara, te cilat jane te destinuara te vene me ne pah personalitetin, elegancen dhe mbi te gjitha bukurine e brendshme. duket se kete force cudiberese e ka vecanerisht fustani. Nje fustan i qepur me shije e sidomos klasik do te terhiqte gjithmone vemendjen. Ndaj garderobes se nje gruaje nuk duhet ti mungoje absolutisht nje fustan i tille.
4- Besimi, gjithcka qe duhet
Mbi te gjitha, ajo na ben te ndihemi mire me veten, te bukur e te sigurt, eshte konfidenca dhe besimni ne vetvete. Nese nje grua do te kishte gjithmone besim ne vetvete ne menyre "vjedharake" por vertet diplomatike, do te kishte vemendjen mashkullore. Besimi i nje gruaje te shemtuar ndonjehere eshte me rezultativ se vete imazhi me perfekt. tregohuni te kendeshme, te zgjuara dhe mbi te gjitha femerore. Me pak fjale do te jeni thjeshte e bukur. Ikub