BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Starter me fruta deti

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Starter me fruta deti

    Mesazh nga LePuRuShJa 27/11/2010, 13:53

    Starter me fruta deti 091

    Perberesit per musen:

    - 300 gr filet levreku
    - 30 gr gjalp
    - 2 veze
    - 2 cl kajmak
    - 1 luge koper i grire holle
    - puder piperi te bardhe dhe kripe

    Per garnityre:

    - 12 karkaleca te mesem
    - 8 cope midhje kutie
    - 60 gr salmon(mundesisht ngjyre roze)


    Per formen 48 gjethe spinaqi

    Pastro spinaqin. Hidhe ne uje te zier dhe lere per rreth 4 minuta. Hiqe dhe vere ne uje te ftohte, kulloje dhe thaje. Merr nje forme metalike me permasa 20x5 cm dhe lyeje me nje shtrese te holle gjalpi. Ne fillim shtro nje flete te madhe celefoni dhe pastaj spinaqin duke bere nje shtrese prej 2.5 cm ne anet e formes. vendose vecmas.

    Per frutat e detit

    Pastro dhe ngrije levrekun. Pastaj prite ne kuba prej 2.5 cm. Prite salmonin ne shirita te gjate afersisht 20x2 cm. Hidhu te gjithave sipas shijes piper dhe kripe dhe veri vecmas per 30 minuta.

    Pergatitja e muses

    Veri kubetet e levrekut ne shtrydhese, hidhu kripe dhe griji pure. Hidhi gjalpe per ta zbutur. Perzieji per nje minute dhe pastaj shto vezet dhe perzieji per 2 minuta. Hidhi kajmakun dhe vazhdo ti perziesh. Zhvendosi te gjitha ne nje tas. Shto koperin, kripen dhe piperin, dhe hidhe te gjithen ne nje cante-tuc(kuzhine).

    Mbushja e formes:

    Shtrydhet 1/3 e cantes-tub ne formen e parapergatitur. Vendos karkalecat ne nje vije te drejte ne mes te formes. Shtrydh nga tubeti edhe 1/3 tjeter dhe pastaj rregullo shiritat e salmonit. Shtrydhe edhe ate qe ka mbetur nga tubeti e rregullo midhjet si me salmonin. Pjeset qe mbeten mbuloji me gjethe spinaqi, mbeshtille te gjithen me celefonin qe ke shtruar perfundi dhe vere nje te tave. Ne nje tenxhere ziej uje mjaftueshem dhe hidhe ne taven ku kemi vendosur formen, pastaj fute ne nje furre te ngrohur. Mbuloje formen me leter alumini dhe lere te piqet per 30 minuta ne 160'C. Pastaj hiqe nga furra, ftohe dhe fute ne frigorifer.

    Ne kete menyre pergatiten te gjitha terrinat.

      Ora ėshtė 15/11/2024, 14:31