Nje shprehje e vjeter budiste, thote:trupi eshte si nje tempull, ne cfardo rrethanash qe te ndodhesh, ai ka nevoje per jo me pak se 100% respekt dhe perkujdesje.
Per te patur nje menyre jetese te mire, dhe per te rritur edhe me shume cilesine e saj, specialistet e fushes, rekomandojne 10 "zakonet" e perditeshme qe duhet te kryeje cdo individ, cdo dite.
Duke filluar nga nr.10:
10.Shtylla kurrizore
Ajo duhet qe te jete ne cdo moment e levizeshme lirisht dhe gati per te reaguar ne cdo rrethane duke e mbrojtur ate nga cdo lendim, ndaj bashkoni gjunjet dhe duke e mbajtur ate (shpinen) drejt, filloni te perkuleni mbi kembet tuaja disa here.
9.Streching, ne mengjes dhe ne darke
Te qendrosh gjithmone ne forme, i shendetshem dhe pa demtime, kerkon ne redhe te pare flexibiltet fizik dhe muskular.Meqenese shume nga ne e kalojne kohen me te madhe te dites pas tavolines se punes, pa tjeter qe kjo i ben muskujt tane te jene me te kontraktuar dhe shume me te demtueshem ndaj cdo levizjeje te pavullneteshme.Me qellim qe trupi juaj te funksionoje po aq mire sa edhe nje makine e lubrifikuar mire, atehere praktikoni streching ne mengjes, por edhe ne darke, sigurisht pas nje nxemje te vogel.
8.Merrni fryme me stomak dhe jo me mushkeri.
Shume meshkuj dhe femra nuk marrin fryme ne formen qe duhet.Shume nga ne marrin fryme me kraharor, me porcione te vogla dhe te shpeshta.Nderkohe qe me mire do te ishte frymemarrja nepermjet diafragmes, e cila ndodhet ndermjet stomakut dhe kraharorit.Nje frymemarrje e tille, kerkon me pak energji, por maximalizon sasine e oksigjenit ne muskulature dhe tru.Ndaj mesoni me mire se ceshte frymemarrja me ane te diafragmes dhe zbatojeni ate.Dhe do te shihni qe ndryshimet ne performancen tuaj fizike do te jene te shpejta dhe te thella.
7.Konsumoni cdo dite nje mengjes, madje te bollshem
Ju sigurisht keni degjuar edhe me pare per kete.Mengjesi eshte vakti me i rendesishem i dites.Sipas studiuesve te sferes, kjo ndikon si ne drejtim te performances fizike, por edhe asaj mendore.Ushqime me karbohidrate, proteina, madje edhe me pak yndyrna.
6.Konsumoni ushqime energjike ne vend te atyre jo energjike
Nese ju e keni bere zakon qe te konsumoni tre vakte ushqimi, atehere duhet te beni kujdes qe ato te jene te pasura me energji ( gjithmone ne raport me konsumin e tyre). Ne hapsiren kohore ndermjet dy ngrenieve, gjithmone krijohet nje boshllek energjitik. Ndaj sa me te pasura te jene ato nga ana e vlerave energjike aq me mire eshte, aq me mire ruhet balanca energjitike ne organizem.
5.Rregulli i arte, ha nga pak dhe shpesh
Shume eksperte te fushes rekomandojne se eshte shume here me mire, madje e nevojshme qe vaktet e te ngrenit te jene 5 deri 6 here ne dite, por kjo duhet bere vetem atehere kur porcione e te ngrenit jane te vogla.Kjo gje do te siguronte furnizimin gati ritmik te organizmit me energji, ruajtjen e nivelt te saj ne menyre konstante, por edhe do te shmangte lodhjen e ap.tretes.
4.Mbaj gjithmone prane nje shishe me uje
70% e mases se organizmi te njeriut e ze uji.Uji eshte ambjenti ku kryhen te gjitha reaksionet kimike ne organizem.Dehidratimi i organizmit sjell ulje te formes fizike si dhe rrit ndjeshmerine e muskujve ndaj demtimeve. Pi uje sipas nevojes
3.Fli mjaftueshem gjume
Asnjehere nuk duhet te sakrifikoni gjumin per punen. Studimet mbeshtesin fort teorine e domosdoshmerise se oreve te plota te gjumit. Gjithsesi cdo individ e ka te qarte ndryshimin ndermjet nje nate me gjume te mire dhe nje nate me gjume te varfer.Atehere planifikoni mire diten dhe flini mjaftueshem .
2.Ushtrohuni fizikisht, se paku 3 deri 4 here ne jave
Asnje nga rregullat e mesiperme nuk do te ishte ne gjendje t'ju siguronte nje jete te shendeteshme, nese ato nuk do te kombinoheshimn me ushtrime fizke. Por sa do te ishte koha e nevojshme per ushtrime te tilla. Shume studime ne kete drejtim, sugjerojne qe 30 min. ne dite dhe me nje ngarkese te moderuar fizike jane te mjaftueshme.
1.Ne zyre...shkoni ne kembe
Shkoni ne kembe, duke ngare bicikleten, ose se paku duke ngjitur shkallėt. Ikub