Por eshte shume e rendesishme per shendetin tuaj qe te qendroni larg pesticideve te perdora mbi to. Sipas nje lajmi te fundit te gjitha llojet e mikrobeve, kerpudhave, insekteve dhe pesticideve nuk zhduken vetem me larjen me uje te bollshem. Testet e bera tregojne se frutat dhe zarzavatet e pergatitura ne shtepi kane akoma gjurme pesticidesh. Nese qendroni larg frutave apo zarzavateve ne markete qe permbajne pesticide, atehere mund te shmangni 80 per qind te sasise se ketyre ilaceve.
Per ta bere kete duhet te keni informacion rreth produkteve te cilat permbajne nje nivel te larte pesticidesh dhe te blini produkte organike. Ja frutat dhe zarzavatet qe sperkaten me shume me pesticide: Pjeshka: tek pjeshkat e kultivuara ne kopshtet e frutave perdoren rregullisht 62 lloje lendesh kimike. Kete lloj fruti mund ta merrni dhe organike por mund te preferoni dhe fruta me te sigurta si shalqi, mandarine, portokall ose greifrut. Luleshtrydhe: nese merrni luleshtrydhe jo te stines atehere mos harroni se tek ata mund te gjenden 59 lloje pesticidesh.
Si alternative tjeter mund te merrni kivi ose ananas. Boronica: boronica konsiderohet si nje nga frutet me te pista te marketit sepse permban rreth. Qershia: duke pare se edhe qershite e kultivuara ne zona te caktuara nuk jane te sigurta, ne nje studim te bere vitet e kaluara tek qershite e importuara nga Amerika u gjeten tre here me shume pesticide