Efektet e ndotjes mbi lekure jane shume te demshme. Pluhurat e lehte thithen nga lekura e bejne ate sensibel dhe lehtesojne formimin e alergjive.
I demshem eshte edhe rrezatimi i rreve ultravjollce te cilat i marrim edhe gjate dimrit, duke prishur ne kete menyre filmin hidrolipidik lekurore. Per te mbrojtur lekuren e fytyres nga ndotja duhet te perdorni kremra me baze antioksiduese si vitamina E. Gjate nates, per te eleminuar toksinat, nevojitet te perdorni kremra me baze retinol. Gjithashtu eshte e rendesishme te aplikoni here pas here scrub nje here ne jave.
Scrub-i eleminon qelizat e vdekura, permireson mikroqarkullimin dhe e ben lekuren e fytyres me te shkelqyeshme. Edhe perdorimi i fondotintes mund te jete nje mbrojtje e vlefshme per lekuren kunder efekteve te demshme te smogut, duke krijuar nje barrier qe limiton kontaktin me pluhurat dhe tymin, fondotinta krijon nje "guaske" mbrojtese dhe ne kete menyre ndihmon ne minimizimin e alergjive. Per te ngadalesuar procesin e plakjes kutane i pershpejtuar nga smogu, eshte e rendesishme ti kushtoni vemendje dietes se perditshme. Nuk duhet te mungojne produktet si kivi, portokall, domate, speca, fruta pylli, luleshtrydhe e shume produkte te tjera. Keto ushqime permbajne substanca te rendesishme per shendetin e lekures, pasi kane ne perberjen e tyre vitamine C, e cila ndihmone ne rigjenerimin e brendshem. Ikub