Pranvera ka mberritur. Gjithashtu edhe rrezet e diellit, ndaj te cilave jemi te ekspozuar cdo dite.
Shume nga ne nuk dine si ta mbrojne ne menyre te shendetshme lekuren. Krem dielli? Po cfare lloji? Me cfare filtri? Cfare perberesish? Cfare tjeter duhet te bejme qe te mbrojme lekuren tone nga keto rreze? Shume njerez nuk e aplikojne kremin sipas rekomandimeve per tu mbrojtur ne menyre te shendetshme. Kjo do te thote se, nese nuk ve sasine e duhur, atehere mund te kesh probleme serioze me lekuren. Nje i rritur duhet te perdore sasine e nje luge caji te mbushur me krem. Ne menyren qe te siguroje mbrojtjen me te mire, duhet ta vendose ate rreth 15-30 minuta para ekspozimit dhe ta perserise per dy tre ore ne fytyre dhe ne qafe . Kjo, sipas rekomandimeve te Shoqates te Kancerit te Lekures. Megjithate, as nje krem nuk te mbron 100%.
Ja disa keshilla:
1- Mire eshte te vendosni krem gjate gjithe vitit, por sidomos ne pranvere dhe vere duhet te jeni shume te vemendshem, ne menyre qe mos te krijoni probleme ne lekuren tuaj.
2- Pavaresisht se lekura rreth syve eshte delikate, duhet te perdorni krem me filter mbrojtes, meqenese eshte nje zone sensitive. Permbajtja e kremit duhet te kete etikete hypoalergjik dhe pa aroma. Kontrolloni qe te keni te shkruajtur ne permbajtjen e tyre titanium, dioksid dhe oksid zinku.
3- Vini syze me filter mbrojtes, pasi lekura rreth syve eshte shume delikate. Nese nuk i mbroni si duhet syte dhe lekuren perreth saj, dielli i forte shkakton kancer, katarkt dhe degjenerim makular.
4- Kerkoni hije midis ores 10-16 kur dielli eshte i forte
5- Vishni bluza pambuku nese jeni ne plazh, apo kemisha me menge te gjata nese jeni te predispozuar te digjeni shpejt, pas ekspozimit ne diell. Lekure bardhet dhe personat me syte me ngjyre dhe biondet natyrale, kane me teper probabilitet per tu prekur nga djegia e lekures.
6- Per lekure te yndyrshme zgjidhni kremra qe thone oil-free.
7- Kujdes femijet e vegjel, aplikojini me shume kujdes kremrat dhe sidomos tek femijet mbi 6 muaj. Kjo pasi lekura e tyre eshte shume delikte. Kryesisht duhet te perdoren kremra SPF 40, SPF 50 dhe te formuluar per femijet, ku thote baby me spekter te gjere mbrojtes ndaj UVA dhe UVB, me mbrojtes dhe perberes aktiv titanium, dioksid dhe oksid zinku.
8- Drejtohuni mjekur dermatolog per cdo lloj problemi qe nuk shkon me lekuren tuaj, apo nishat qe keni ne trupin tuaj, pasi cdo ndryshim ne ngjyre, madhesi apo numer, mund te jete nje shenje qe ju duhet te jeni te kujdesshem per shendetin, ne menyre qe te mos ju shfaqet kancer lekure.
9- Beni nje kontroll me dermatoskop per te ekzaminuar nishat, te cilat mendoni se kane pesuar ndonje ndryshim. Ikub