Nje perqindje e madhe e vdekjeve e kane fillesen e tyre te semundjet kariovaskulare.
Nese deshironi qe ti mbani larg disa nga elementete me te demshem per zemren tuaj, atehere mundohuni te evitoni 14 sjelljet me te shpeshta qe ndikojne negativishte ne organizmin tuaj, duke rritur riskun e ballafaqimit me problemet e zemres. Kjo do ju ndihmoje te jetoni me shendetshem dhe me gjate.
1. Nervozizmi: Personat agresiv dhe nervoze i detyrojne arteriet etyre te bejne sforcime te panevojshme duke riskuar keshtu te jene edhe me te predispozuar per tu prekur nga semundjet kardiovaskulare. Kete e verteton nje studim i realizuar nga disa studiues italiane, rezultatet e te cilit jane publikuar edhe ne revisten Hypertension. Sipas ketij studimi, agresiviteti, irritimi i shpeshte dhe nervozizmi i tepert jane nder arsyet kryesore qe shkatojne iktuset dhe infarktet.
2. Ngrenia e shume salciceve: Salcicet rrisin me 42% mundesine per tu bere preh e semundjeve te zemres dhe qarkullimit te gjakut. Ne mbeshtetje te kesaj teze vjen nje studim i kryer nga universiteti Harvard, i cili eshte publikuar ne revisten shkencore "Circulation". Rezultatet e ketij studimi jane nxjerre pas nje pune hulumtuese disa vjecare, gjate se ciles jane marre ne studim mbi 1 milione persona.
3. Merzitja: Sipas kerkuesve britanike te “University College ne Londer, te cilet kane studiuar me teper se 7 mije persona gjate 25 viteve te fundit, personat te cilet shprehen se merziten shpesh gjate jetes se tyre kane nje rrezikshmeri dy here me te larte per te vdekur nga nje infarkt se personat qe jane aktive dhe nuk u del koha te merziten. Sipas hulumtuesve, merzitja gjeneron nje stil jete aspak te shendetshem, i cili te con ne konsumim me te larte te alkolit, pirje te duhanit, mospelqimi te asaj qe kemi dhe na rrethon , etj. E gjithe kjo ndikon ne rritjen e stresit te pergjithshem dhe rritjen e tensionit ne organizmin tone, duke cuar deri ne nje infarkt te mundshem.
4. Me pak se 5 ore gjume ne darke: Hulumtuesit ne departamentin e Mjekesise School of Medicine ne Shtetete Bashkuara te Amerikes kane zbuluar se te fjeturit me shume se 9 ore gjume ose me pak se 5 ore gjume gjate nates, shumfishon mundesite per te patur probleme me zemren. Me te riskuarit nga ky problem jane grate dhe te moshuarit.
5. Televizori: Te qendruarit me ore te tera perpara ekranit televiziv, rrit mundesine per te pesuar nje iktus ose infarkt sepse kur organizmi eshte inaktiv, priret qe te akumuloje gjithnje e me shume kolesterol dhe sheqer ne gjak.
6. Pesimizmi: Personat optimiste kane nje propabilitet me te vogel qe te shfaqin probleme kardiake krahasuar me individet qe nuk jane te lumtur dhe jane thuajse gjithnje pesimiste. Kete e verteton edhe nje studim i publikuar ne European Hearth Journal. " Sipas udheheqeses se hulumtimit , Karina Davidson, ai person qe ka vetem mendime negative dhe aspak optimiste ne mendje e tij ka nje propabilitet rreth 22 here me te madh qe te semuret krahasuar me nje person optimist ose tolerant.
7.Te gerrhiturit: Apnea, pengesa ne rruget e frymemarrjes, te gerrhiturit jane disa nga shqetesimet te cilat zmadhojne 3.8 here riskune per iktus, 2.5 here ate per tu prekur nga hipertensioni dhe dy here rrezikun per tu bere diabetik.
8. Mosperdorimi i fijes dentare: Kjo mund te shkatoje ineksione te ndryshme ne goje dhe ajo qe duhet te dime eshet qe cdo infekson ndikon negativishte ne enet e gjakut.
9. Ekzagjerimi i aktiviteteve sportive: Gabimi qe behet me shpesh ne lidhje me sportin eshte kryerja e ekzagjeruar e aktiviteteve sportive. Zakonisht kjo tendence eshte me e dukshme rreth te 40-tave, moshe kjo kur njerezit me sa duket mundohen te tregojne se kane te njejten aftesi fizike dhe rezistence si ne moshen20 vjecare. Per te eleminuar problemet kardiovaskulare keshillohet kryerja e nje aktiviteti sportiv te kontrrolluar, brenda limiteve fizike te cdo individi dhe ne menyre kostante dhe te shtrire ne kohe.
10. Alkoli: Nje gote vere e kuqe ne dite eshte shume e shendetshme, por abuzimi me pijet alkolike ndikon drejte per drejte ne krijimin e semundjeve te zemres.
11. Shtimi ne peshe: Obeziteti eshte nder faktoret kryesore qe con ne krijimin e semundjeve te zemres. Keshilla e nderit ne kete rast eshte te tregohet kujdes me peshen, te kontrrollohen racionet e ushqimit qe konsumojme si nga sasia edhe nga pikpamja e vlerave ushqmore. Gjithastu keshillohet konsumimi I sa me shume perimeve dhe frutave.
12. Mishi i kuq: Konsumimii teper i mishit te kuq nuk eshte aspak i shendetshem. Kjo nuk do te thote qe ky produkt te mos gjendet me ne tryezen tuaj, por thjeshte te mundoheni ta konsumoni ate ne sasi te reduktuar per te ulur mundesine qe te vuani nga semundjet e zemres. Te pakten te kosumohet disa here ne muaj dhe jo thuajse cdo dite.
13. Gigarja: Pirja e duhanit eshte shume e demshme. Eshjte shkaku kryesor i infarkteve, semundjeve kronike te rrugeve respiratore dhe kancerit. Rreth 20-25% e semundjeve kardiovaskulare lidhen direkt me tymine duhanit dhe pirjen e tij.
14. Kripa: Sigurisht qe eshte lezeti i gatimit, por jo i shendetit. Nje sasi e konsiderueshme kripe ne te perditshemen tone riskon te ndikoje negativishte ne arterie, ne presionin e gjakut duke shkaketuar rritjen e volumit te sgjakut dhe shkaketuar iktus dhe infarkt.