Ja cfare duhet te beni qe te mos rimerni kilogramet qe keni humbur.
Pjesa me e veshtire e nje diete eshte mbajtja e peshes dhe jo renia ne peshe. Per dietat te ndryshme eshte paka shume e njėjta gje: nuk eshte shume e rendesishme sesa kilogram bie, puna eshte si te mos i rimaresh keto kilograme. Me poshte do ju tregojme dieten DIOG, e cila mbeshtetet tek nje regjim i pasur me proteina dhe ushqime me tregues glicenik te ulet, te nevojshme keto per te mos rimare kilogramet e humbur.
Sot dietat jane aq te shumta saqe shume i besojne dhe shume te tjere jo. Sipas nje studimi te fundit amerikan, regjimet me shume proteina, proteina keto te marra nga kafshet, rritin rreziqet e vdekshmerise. Gjithashtu thuhet se 8 nga 10 persona qe kane mbajtur nje diete i rimarin kilogramet qe kane humbur brenda 1 viti. Shkurt, eshte shume e veshtire te dime te verteten e dietave.
Nje regjim me shume proteina per 8 jave
Studimi amerikan ka marre emrin DIOG nga Diete, Obezitet dhe Gjene. Ne kuadėr te kėtij projekti evropian, ky studim u zhvillua per 6 muaj dhe kishte per qellim te gjente regjimin e duhur per te ndaluar obezitetin.
Metoda e pėrdorur ishte shume e thjeshte. Si fillim duhej ndjekur nje regjim me shume pak kalori per personat mbi peshe, dhe me pas tju testohej lloji i regjimit qe do te ndiqnin.
Keshtu, 938 persona nga 8 shtete (Bullgari, Ceki, Hollande, Danimarke, Gjermani, Greqi, Spanje dhe Angli) ndoqen nje regjim ku kalorite shkonin rreth 800kcal (max. 1000kcal). Duhet thene se ne kohe normale kėshillohen 2000 kcal , ne varesi edhe te seksit, moshes, peshes dhe aktivitetit fizik. Ky regjim kishte shume fruta dhe perime. Ne fund te studimit (pas 8 javesh) ishin 773 persona nga 938 qe filluan dieten te cilet rane 11kg. Secili prej tyre kishte humbur 8% te peshes qe kishte.
Me pas pjesemarresit u ndane ne 5 grupe: njeri grup duhet te kontrollonte dhe te tjereve do ju mateshin sasite e glicerines, glucideve dhe proteinave. Ky regjim duhet te zgjaste 6 muaj dhe do kontrollohej regjimi qe do mbahej.
Sigurisht qe ata nuk u lane vete. Ne fillim kishin nje dietologe per 6 javet e para e cila vinte nje here ne jave, ndersa me pas nje here ne muaj. Ne fund nga 773 persona qe moren pjese ishin vetem 548 ata qe ndoqen regjimin e kėrkuar. Si pėrfundim u pa qarte se nje regjim me tregues glicemik te ulet dhe me shume proteina shmangte rimarrjen e kilogramėve.
Pra, hani sa me shume proteina, por kujdes mos i konsumoni te gjitha pernjeheresh dhe varjoni ndermjet atyre bimore dhe shtazore. Mos mendoni se dieta behet vetem per pak kohe dhe pastaj mund te filloni te hani si zakonisht. Jo! Regjimi i filluar duhet te vazhdoje gjithmone. Ne kete menyre duhet te zgjidhni dieten me te mire dhe qe ju pershtatet. Ikub