BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Te pergatisim lekuren ndaj te ftohtit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Te pergatisim lekuren ndaj te ftohtit!

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/11/2011, 11:22

    Te pergatisim lekuren ndaj te ftohtit! Images

    Dimri tashme ka trokitur dhe eshte shume e rendesishme te ndiqni disa keshilla te vogla per te pergatitur lekuren qe te perballoje te ftohtin ne menyren me te mire. Rekomandimi i pare eshte ajo qe te ndiqni nje regjim ushqimor te shendetshem dhe korrekt. Mes ushqimeve qe nuk duhet te mungojne ne dieten per tu pergatitur per dimer jane: lulelakra, merluzi, kivi, portikalli etj, pasi jane nje ndihmes shume i madh i shendetit te lekures. Ushqimet si kivi, portokalli, domatet, specat jane te pasur me vitamina C, e cila rrit mbrojtjen imunitare te organizmit dhe si pasoje ate te lekures.

    Omega-3 prezente tek merluci ndihmojne per te vonuar plakjen e lekures, ndersa vitamina A e cila gjendet tek lakra sherben per te ndihmuar lekuren ne procesin e rregullimit te saj. Pervec dietes se perditshme, per te pergatitur lekuren ndaj te ftohtit nuk duhet te harroni hidratimin. Duhet te konsumoni te pakten 2 litra uje ne dite, duke e pasuruar dieten ditore dhe me lengje frutash dhe perimesh te fresketa. Por gjithashtu duhet te hidratoni lekuren edhe me produkte specifike. Shume te vlefshme jane kremrat me princip aktiv me origjin vegjetale qe forcojne shtresen e lekures dhe garantojne nje hidratim te thelle.

    Burimi: ikub.al

      Ora ėshtė 15/11/2024, 07:54