Bukuria e lekures tone varet nga shume faktore, edhe klimatike. Lekure e dehidratuar, e cila shfaqet e thate dhe shpesh e skuqur, rrudhat qe behen me te dukshme, buzet te thara, duar te ashpera, ngjyre e zbehte. Cdo njera nga ne ka pikat e saj te dobeta, te cilat korrespondojne me specifikat e lekures. Ja disa rregulla per te parandaluar dhe per te kuruar sa me mire lekuren tone ne dimer.
1- Eksfolianti
Eshte nje rregull i arte i cili duhet te jete prezent ne rutinen tone. Duhet te beni rregullisht peeling te fytyres dhe te trupit, duke perdorur produkte specifike, por edhe receta te bra ne shtepi. E rendesishme eshte te pastroni lekuren nga te gjitha mbetjet apo qelizat e vdekura qe mbysin lekuren tone, ky veprim eshte i rendesishem per te rigjeneruar qelizat.
2- Perzieni kremrat
Ne dimer mendojme se lekura jone ka nevoje per kremra me te pasur me ushqyes. Ne te vertet, kemi me shume nevoje per hidratim, sepse agjentet atmosferik, si i ftohti, era apo dhe ngrohesi i shtepise tone kane veti tharjeje mbi lekure, e cila tenton te demtoje filmin lipidik qe e mbron ate. Per kete arsye gjeja me e mire per te bere eshte qe te perzieni kremrat, preferoni kremrat bio.
3- Lekure e mbrojtur me make-up
Make-up-i eshte nje mbrojtes i madh i lekures tone nese ato jane cilesor. per kete ju keshillojme qe te mbroni lekuren me pak grim, me nje fondotinte te mire apo nje BBCream, nje puder e lehte dhe nje buzekuq kremoz me perberes ushqyes, zone delikate e fytyres tone.
4- Konsumlni ushqimet e duhura
Ushqimi eshte shume i rendesishem per te riforcuar lekuren dhe per ta mbajtur ne shendet te mire. Ne dimer kemi nevoje per shume vitamina dhe antioksidante, keshtuqe rruge te lire te gjitha frutave dhe perimeve te sezonit. /ikub/