BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Menyra si te evitoni te merrni peshe per festa!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Menyra si te evitoni te merrni peshe per festa!

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/12/2011, 00:29

    Menyra si te evitoni te merrni peshe per festa! Images

    Periudha e festave eshte gjithmone nje justifikim per te ngrene edhe ate qe zakonisht e evitojme, duke u shqetesuar me shume per formen tone fizike sesa per tundimet. Por, per festa, dihet, mes embelsirave te ndryshme eshte e veshtire tu rezistosh. Eshte per kete arsye qe duhet te evitoni te merrni kile te teperta per festa por qe sigurisht eshte shume e veshtire, por me disa keshilla dhe me pak vullnet te mire, mund te shpetoni siluheten tuaj.

    1- Mos planifikoni festat tuaja rreth ushqimit

    Eshte nje tradite qe ne festat e fundvitit, ti japim shume rendesi pergatitjeve ne ushqime. Nje antipste e pasur, mish nga te gjitha llojet, embelsira te ndryshme, ndonje recete qe fillojme ta pergatisim edhe 1 dite perpara etj, perpiquni qe keto vakte te renduar ti zevendesoni me vakte me te lehta.

    2- Beni ujin drink-un tuaj te preferuar

    Kur ju ofrohen cocktail per festa, mundohuni ti rezistoni. Pijet jane nje burim i forte kalorish. Uji eshte gjithmone pija me e preferuar per te mos shtuar ne peshe, por ne rast se nuk i rezistoni dot nje dollie , mund te merrni nje cocktail jo alkoolik me fruta.

    3- Gatuani pjata te shendetshme per miqte tuaj

    Nese jeni te ftuar ne nje feste, ne vend se te blini nje emblesire, merrni nje pjate dietike, e pergatitur me perberes dhe ushqime te shendetshme pa yndyr, miqte tuaj tuaj do tju jene mirenjohes.

    4- Mos u stresoni gjate pushimeve te festave

    Periudha e festave ndonjehere eshte burim stresi per shume arsye, dhuratat per te bere, organizimi i festes me miqte dhe te afermit, trafiku i shumte ne qytet etj. E dinit qe stresi eshte nje nder gjerat qe ju ben te humbisni peshe? Motoja per keto festa, eshte thjeshtesi dhe relaks, ne kete menyre mund te ruan peshen ideale por edhe qetesine tuaj.

    5- Beni dicka pozitive per veten cdo dite

    Fitnes dhe ushtrime jane menyra me e mire per te mbajtur nen kontroll peshen tuaj gjate festave. Sigurohuni dhe ne pamundesi, te ecni cdo dite 30 minuta me hap te shpejte. Nje tip stervitjeje kardiovaskulare per ta bere te pakten 4 here ne jave. Eshte menyra me e mire per te filluar nje vit te ri plot me energji. /ikub/

      Ora ėshtė 14/11/2024, 18:53