BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pastrimi i lekures me yogurt dhe portokall!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Pastrimi i lekures me yogurt dhe portokall!

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/1/2012, 21:43

    Pastrimi i lekures me yogurt dhe portokall! Images

    Persa i perket pastrimit te fytyres deri tani kemi pasur menyra te ndryshme per te aplikuar dhe mbi te gjitha shume versione te cilat mund ti pergatisnit ne shtepi. E lehte, me nje maske te thjeshte e cila mund te realizohet qetesisht ne komoditetin e shtepise dhe me pak perberes mund te beni mrekulli. Sot do tju tregojme nje maske shume efikase, e cila kur ta provoni do ta shihni qe do te funksionoje. Ne keto dite qe kaluam, mes festimesh te cdo lloji ne shoqerine e miqve dhe te familjes, si mendoni per disa minuta relaks per ti dedikuar vetem vetes dhe bukurise tuaj.

    Nje maske rigjeneruese do ti bente shume mire lekures tuaj per ti dhene tonin e humbur lekures tuaj. Te shohim se cfare ju duhet: 1/4 leng portokalli, 1 vazo kos natyral, xhel lares, qumesht detergjent dhe pambuk. Fillimisht, pasi te keni eleminuar trukun nga fytyra, me ndihmen e pambukut, kaloni disa pika qumesht detergjent ne lekure ne menyre qe ta pergatitni ate per trajtimin e ardhshem, me pas shpelajeni me kujdes me nje xhel te zgjedhur pikerisht per tipin tuaj te lekures.

    Merrni nje ene, hidhni kosin bashke me lengun e portokallit, perzijini derisa te behet nje mase homogjene dhe kremoze, me pas perhapeni ne fytyre duke u treguar te kujdesshem me zonat delikate si kontura e syve dhe e buzeve. Lereni ne qetesi per 5 minuta dhe me pas shpelajeni me uje te vaket. Ne fund pasi te keni thare mire fytyren, vazhdoni me aplikimin e nje kremi hidratues, te cilin e perdorni perdite. /ikub/

      Ora ėshtė 15/11/2024, 03:34