Make-up dhe bukuri, 2 koncepte qe femrat nuk mund te qendrojne dot larg, te cilat me produkte te ndryshme e arrijne ate duke e bere fytyren me te bukur. Nje grim sigurisht qe nuk mund te beje mrekullira, por mund te permiresoje ne shkelqimin e bukurise femerore. Por make-up-i na duket nje arme e fuqishme, cdo profesionist i ketij sektori eshte ne gjendje te ndihmoje nje femer te duket me e re fal grimit te duhur. Por per fat te keq mund te ndodhe dhe e kunderta, prandaj duhet te keni parasysh se perdorimi i gabuar i produkteve kozmetike mund te demtoje anen kozmetike. Ja disa keshilla per nje look te shendetshem per moshen tuaj.
Nuk keshillohet te perdoret nje fard ne tonalitete shume te erreta, sepse e kuqja e erret ne molleza te jap nje pamje te plakur, e kundeta, nje fard ne ngjyren roze do ti falte fytyres nje pamje me te re dhe me te fresket. Ky tip grimi me i rende, keshillohet vetem tek ato njerez qe per pune duhet te tregojne nje moshe me te madhe se e kane ne te vertet, apo per nje teme feste, por asnjehere per cdo dite. Perdorimi i gabuar i fondotintes, mbi te gjitha nese eshte vecanerisht nje tonalitet ndryshe nga ngjyra e lekures. Te aplikoni disa shtresa, ne fakt eshte e barabarte per te treguar nje moshe me te madhe ne krahasim me ate qe ju keni. Per tu dukur bukur nuk duhet te beni shtresa te pafundme me fondotinte. Tonet e syve dhe buzekuqet plakin, edhe vipat me moshe te re duken me te medhaja ne moshe kur perdorin kete tip make-up-i. Tonalitet shume te erreta ju shtojne vitet, dhe per me teper theksojne rrudhat. Grimi me i mire per tu dukur te reja dhe te fresketa eshte drita ne fytyre, ne cepa e brendshem te syve, preferoni tonalitetet e rozes, pjeshkes dhe te koralit si dhe sfumaturat e tyre, evitoni buzekuqet e kafte. /ikub/