BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ushqimet e duhura per lekuren qe keni enderruar!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ushqimet e duhura per lekuren qe keni enderruar!

    Mesazh nga LePuRuShJa 27/1/2012, 16:11

    Ushqimet e duhura per lekuren qe keni enderruar! Images

    Doni njė lėkurė qe te shkėlqejė, njė lėkurė te bute apo pa rrudha? Ja produktet qe duhet te konsumoni pėr ēdo lloj lėkurė.


    1. Dua njė lėkurė qe te shkėlqejė

    Pėr te pasur njė lėkurė me shkėlqim duhet te merrni sa me shume vitamina, sidomos vitamine C e cila ndihmon formimin e kolagjenit dhe pėrmirėson mjaft lėkurat e zbehta duke aktivizuar mikro-qarkullimin. Nga ana tjetėr mos harroni beta-karotenin sepse fale tij organizmi prodhon vitaminėn A e cila favorizon rigjenerimin e qelizave dhe e mbron epidermėn nga rrezet ultravjollce. Shtoni edhe pak polifenol i cili largon radikalet e lire.

    Ku ti gjeni?

    Vitaminėn C. Tek agrumet, tek luleshtrydhet, lakra, majdanozi, speci jeshil apo edhe spinaqi.

    Beta-karotenin. Tek pjepri, papaja, kajsia si dhe tek karotat, spinaqi, speci i kuq, radhiqet, etj.

    Polifenolin. Tek frutat e kuqe, tek molla, mangoja si dhe tek perimet, soja, qepa, ēokollata apo edhe ēaji.

    2. Dua njė lėkurė te bute dhe elastike

    Pėr te pasur njė lėkurė te bute dhe elastike duhen favorizuar yndyrnat. Ato e mbrojnė atė nga dielli dhe pėrmirėsojnė mjaft rezistencėn dhe elasticitetin fale omega 3-it. Ky i fundit u jep elasticitet enėve te lėkurės dhe bėn me te lehte kalimin e ushqimeve drejt qelizave. Nga ana tjetėr, omega 6-ta mbron lėkurėn nga tharja. Duhet menduar edhe pėr vitaminėn E, e cila pėrforcon veprimin e omegave, mbron membranat e qelizave si dhe vonon plakjen.

    Ku ti gjeni?

    Omega 3-in dhe omega 6-ėn. Tek salmoni, peshku ton dhe disa lloje te tjerė peshqish me yndyre. Te tjerė produkte qe pėrmbajnė omega 3 dhe 6 janė vezėt, radhiqet, etj.
    Vitaminėn E. Tek vaji, sidomos tek ai i lulediellit, por edhe pak tek vaji i ullirit dhe i misrit.

    3. Nuk dua te kem rrudha

    Mėnyra me e mire pėr te luftuar rrudhat ėshtė te privilegjoni marrjen e zinkut dhe selenit. I pari favorizon rigjenerimin e lėkurės, mbyll me shpejt plagėt si dhe lufton ērregullimet e epidermės. Ato qe pijen shume duhan kane mungese te madhe zinku. Seleni nga ana tjetėr mbron membranėn e qelizave dhe ndihmon vitaminat A, C dhe E te veprojnė me mire. Ky element ėshtė gjithashtu njė nga me te mirėt pėr te luftuar plakjen e lėkurės.

    Ku t’i gjeni?

    Zinkun dhe Selenin. Tek midhjet, kėrpudhat dhe ne te gjitha produktet e detit. Nėse keni alergji nga kėto produkte, mund te konsumoni veze, kėrpudha dhe mėlēi pule.

    4. Dua lėkurė dhe flokė tonike

    Vitamina A ėshtė mjaft e mire pėr te pasur lėkurė dhe flokė tonike sepse ajo rigjeneron qelizat dhe shpejton qarkullimin e gjakut. Vitamina B tonifikon epidermėn dhe mukozat te cilat e bėjnė lėkurėn me pak te ndjeshme ndaj agresoreve te jashtėm duke shtuar sasinė e yndyrės. Si t’ia bėni qe te mos shėndosheni? Mundohuni te ulni sasinė e sheqernave sepse fatkeqėsisht ato janė agjentet me provokuese te radikaleve te lira.

    Ku ti gjeni?

    Vitaminėn A. Tek te brendshmet e shpendėve, tek mėlēia, por edhe tek disa peshq me yndyre.

    Vitaminėn B. Tek vezėt, gjalpi dhe djathėrat. Qumėshti dhe kosi gjithashtu mund te pėrmbaje vitamine B, por me sasi me te paket. (ikub)

      Ora ėshtė 2/5/2024, 12:29