Ne dimrin e ftohte, era dhe ajri i thate prek barrieren mbrojtese te lekures. Per te reaguar nga i ftohti i dimrit organizmi sjell gjakun drejt organeve te brendshme, qelizat prodhojneme pak kolagjen dhe lekura humbkeshtu nivelin optimal te saj te hidratimit, duke u thare dhe irrituar. Kunder sulmit dimeror duhet te beni trajtime te ndryshme kozmetike. Nje nder gjerat me te mira kunder te ftohtit per fytyren eshte te vini nje krem hidratues ne mengjes para se tedilni. Produktet ideale jane ato kremoze dhe te bute me baze vitamine E, qe pervecse hidraton, ushqen lekuren duke e izoluar ate nga i ftohti dhe lageshtira. Fomulat per diten kryejne nje aksion mbrojtes kunder radikaleve te lira, agjent qe shpejtojne procesin e plakjes lekurore. I nevojshem se ekran mbrojtes edhe fondotinta duhet te zgjidhet ne nje formule kremoze ose fluide nese lekura tenton per te qene e shkelqyeshme. Larja e perditshme eshte e nevojshme ne dimer pasi eleminon papastertite qe depozitohen ne sipeerfaqen e lekures.
E mbrojtur vetem nga nje cipe e holle, buzet tona jane pjesa e trupit qe vuan me shume nga sulmi i eres dhe te ftohtit. Prandaj mos harroni te mbroni cdo dite buzet duke aplikuar nje balsam emolient dhe ushqyes. Gjithashtu mos harroni te beni trajtime per duart. Per ti ruajtur nga demet e te ftohtit, mbani me vete nje krem, pasi kremin ta kete thithur lekura e duarve atehere mund te vishni dorashkat per ti mbajtur ato te ngrohta dhe larg eres. I ftohti i ben me te dobet edhe thonjte, prandaj eshte e domosdoshme te kujdeseni edhe per ato. /ikub/