Ne kerkim te nje grimi per te bere ditet festive me te shkelqyeshme? Ja disa keshilla per nje grim ne lartesine e festave. Keni menduar per grimin e Vitit te Ri apo keni improvizuar dicka perpara pasqyres per te kombinuar me ngjyren e fustanit? Jeni ne kerkim te ndonje keshille? Ndiqni sygjerimet tona. Me nje fustan impenjues eshte e rendesishme te mos ekzagjeroni me grimin per te mos renduar ne kete menyre fytyren. Make-up-i duhet te jete padyshim i sofistikuar, i shkelqyeshem dhe nese deshironi dhe natyral.
E rendesishme eshte ti jepni drite fytyres, mbase duke perdorur nje pluhur me shkelqim dhe nje ton sysh te shkelqyeshem. Nese synoni per nje grim te forte ne sy, evitoni buzekuqin e forte, ju mjafton thjesht nje shkelqyes per ti dhene drite buzeve, me nje grim te thjeshte ne sy pothuaj natyral nje buzekuq i kuq do te dukeshe per mrekulli per me teper eshte nje must. per nje shikim manjetik provoni nje penel me ngjyre ose me xixa, ne versionin e arte apo te argjendt perfekt per festa. Mos ekzagjeroni me fondotinten, por beni kujdes te keni nje ngjyre natyrale dhe uniforme. /ikub/