BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Keshilla se cfare duhet ngrene gjate veres!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Keshilla se cfare duhet ngrene gjate veres!

    Mesazh nga LePuRuShJa 2/4/2012, 13:08

    Keshilla se cfare duhet ngrene gjate veres! Images

    Vera ėshtė koha e duhur qė tė filloni me njė regjim tė ri nė ushqyerje, kur gjėrat ushqimore kalorike janė mė pak tė kėndshme, ndėrsa nė treg mund tė gjenden pemėt dhe perimet e freskėta nga mė tė ndryshmet, tė cilat kanė pak kalori, dhe janė plot me vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantė

    Mė e rėndėsishmja ėshtė qė, nėse dėshironi qė gjatė verės tė dukeni bukur nė rroba banjoje apo pantallona tė shkurtra, nuk do tė thotė qė duhet tė keni uri. Mjafton qė tė vendosni pėr ushqim tė lehtė dhe tė shėndetshėm, i cili ju freskon, pėrgatitet lehtė dhe ėshtė shumė i shijshėm.


    1. Supa dhe ēorba tė ftohta

    Pjaten kryesore mė sė miri ėshtė qė ta filloni me supė apo ēorbė tė ftohtė nga trangulli, lulelakra apo kungulleshka, e cila jo vetėm qė ju freskon, por ėshtė edhe shumė e shijshme, e shėndetshme dhe mė e rėndėsishmja ėshtė mė pak kalorike. Pėrveē kėsaj, ajo do tė ju mbajė tė ngopur, prandaj edhe mė pas do tė hani mė pak.


    2. Shalqinj dhe pjepėr

    Shalqinjtė dhe pjepėrit janė pemėt ideale pėr humbjen nė peshė.

    Zvogėlojnė dėshirėn pėr ėmbėlsira, shuajnė etjen, nuk kanė shumė kalori dhe mund tė keni qasje nė to, gjatė tėrė verės.



    3. Perime nga grilli

    Perimet duhet tė jenė domosdoshmėrish tė pranishme nė tryezėn tuaj gjatė verės. Pjata ideale ditore duhet tė pėrmbajė perime nga grilli, speca, kungulleshka, domate, karrota.

    Perimeve mund ti shtoni pak vaj, mėlmesa tė freskėta dhe sipas dėshirės pak kripė.



    4. Sallata

    Pėr sallata nuk nevojitet tė keni ndonjė recetė tė posaēme tė cilės duhet ti pėrmbaheni. Lėreni imagjinatėn tė lirė dhe pėrdorni perimet e freskėta tė preferuara (sipas dėshirės mund tė pėrdorni edhe pemė), domate, tranguj, speca, lakra…

    Hidhini pak uthull, vaj ulliri, por mund ti shtoni edhe djathė tė payndyrshėm apo jogurt. Si salcė tė lehtė pėr sallatėn tuaj mund tė pėrdorni limon, vaj ulliri dhe mėlmesa tė ndryshme tė freskėta.



    5. Lėngje me pak kalori

    Gjatė stinės sė verės, kafet, ēajrat dhe pijet e gazuara na kėnaqin sepse ėshtė shumė nxehtė. Megjithatė, duhet ta kemi parasysh qė lėngjet trashin, por edhe nuk kėnaqin nevojat tona pėr lėngje, sepse nga lėngjet e ėmbla vetėm do tė ju shtohet etja mė shumė.

    Natyrisht, gjatė verės keni nevojė pėr sasi mė tė madhe lėngjesh qė tė freskoheni, dhe nuk keni dėshirė qė tė konsumoni vetėm ujė. Zgjedhje e mirė mund tė jetė limoni i shtrydhur (por pa shtesa sheqeri) apo nėse dėshironi shije mė tė ėmbla, mund tė bluani nė mikserė, pemė sipas dėshirės tuaj (malina, pjeshka, dardha…) dhe ti shtoni akull.



    6. Desertė pemėsh

    Nėse jeni adhuruese ėmbėlsirash dhe nuk rrini dot sikur edhe nje dite pa ngrene dicka tė ėmbėl, atėherė vendosni pėr ėmbėlsira mė tė shėndetshme.

    Propozimet pėr desertė pemėsh me pak kalori janė: malinat, vishnje me akullore (natyrisht me pak kalori), manaferra me pak mjaltė, komposto e ftohtė nga pemė tė ndryshme, pjeshka me ajkė…

    Po ashtu, mund tė pėrgatitni vet nė shtėpi, jogurt tė kėndshėm pemėsh nga jogurti i payndyrshėm dhe pemėt e preferuara. (lajmonline)

      Ora ėshtė 9/5/2024, 00:23