BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Drithėrat integrale, ushqim shumė i shėndetshėm!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Drithėrat integrale, ushqim shumė i shėndetshėm!

    Mesazh nga LePuRuShJa 4/5/2012, 00:08

    Drithėrat integrale, ushqim shumė i shėndetshėm! Images

    Duke hequr dorė nga pėrdorimi i kokrrės sė plotė tė drithėrave dhe orientimi kah buka e bardhė ka bėrė qė njeriu gradualisht tė heqė dorė nga konsumimi i drithėrave tė tjera pėrpos grurit, duke pėrfshirė edhe misrin.

    Vetitė e dobishme tė grurit

    Gruri integral rritė imunitetin, pėrshpejton rritjen dhe zhvillimin e organizmit, ėshtė efikas kundėr lodhjes dhe disponimit tė keq, rregullon tretjen, shėron alergjinė dhe ndezjen e lėkurės, si dhe ėshtė i dobishėm te sėmundjet e zemrės.

    Gruri pėrmban proteina deri nė 70%, kurse sasia e yndyrave dhe karbohidrateve ėshtė simbolike. Tretet lehtė dhe asimilohet shpejt, prandaj iu preferohet sportistėve dhe fėmijėve.

    Vetitė shėruese tė thekrės

    Thekra ėshtė njė drithė, i cili me shekuj ka garuar me grurin nė prodhimin e bukės edhe pse sot gruri ėshtė dominues. Thekra ėshtė mė e ngjashmja ndaj grurit.

    Thekra pėrmban 74% karbohidrate, 9,3% proteina dhe 1,8% yndyrė. Pėrmban edhe vitaminė B. Buka e thekrės preferohet tė pėrdoret kundėr diabetit, anemisė, te vėshtirėsitė nė klimaks, te kapsllėku, si dhe pėr pėrmirėsimin e sistemit nervor.

    Vetitė shėruese tė elbit

    Elbi pa tė drejtė konsiderohet ushqim i tė varfėrve. Sipas vlerave biologjike, elbi ėshtė mė i shėndetshėm se gruri, sepse ka veti tė mėdha shėruese. Ėshtė njėri ndėr drithėrat mė tė vjetra. Elbi pėrmban 35% tė thartirave tė pangopura yndyrore, tė cilat ulin kolesterolin nė gjak. Elbi pėrmban 73,4% karbohidrate, 11% proteina dhe 1,8% yndyrė, por ėshtė i pasur edhe me minerale dhe vitamina. Elbi ulė kolesterolin, forcon organizmin, ėshtė efikas kundėr plakjes, kundėr sėmundjeve tė enėve tė gjakut, reumės, dhembjes sė lukthit dhe fytit.

    Vetitė e dobishme tė tėrshėrės

    Tėrshėra ėshtė drithi mė i dobishėm. Por, mė shumė pėrdoret si ushqim i kafshėve. Kohėve tė fundit nė treg mund tė gjenden flluskat (flakes) e tėrshėrės, tė cilat janė tepėr tė dobishme. Pėr shkak tė pėrmbajtjes sė pasur me minerale dhe vitamina, tėrshėra mė shumė mund tė konsiderohet ilaē, sesa ushqim. Pėrmban mė shumė se 20 aminoacide esenciale. Tėrshėra pastron gjakun, ėshtė i dobishėm kundėr sėmundjes sė sheqerit, i bėn mirė mėlēisė, vezorėve, mitrės. Ėshtė efikas kundėr kariesit.

    Vetitė e mira tė misrit


    Misri ka prejardhjen nga Meksika. Misri ėshtė bima e vetme sė cilės deri sot nuk i ėshtė gjetur varianti i egėr. Kokrra e misrit ėshtė e pasur me karbohidrate, amidon, sheqer dhe proteina. Misri pėrmban shumė vitamina dhe minerale. Misri ul shtypjen e lartė tė gjakut, ėshtė i dobishėm te sėmundjet e enėve tė gjakut, kundėr diabetit, largon gurin nė veshkė, ėshtė i dobishėm kundėr rakitit, dhembjes sė shpinės, sėmundjeve tė mushkėrive etj. /ikub/

      Ora ėshtė 28/4/2024, 14:29