BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Formula e fytyres se persosur!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Formula e fytyres se persosur!

    Mesazh nga LePuRuShJa 26/12/2012, 12:34

     Formula e fytyres se persosur! 07e69827-c984-4353-a957-cf8c0a5cc84c---0-

    Bukuria ėshtė e lidhur me matematikėn: fytyra duhet tė ketė njė distancė mes syve dhe gojės sa njė e treta (36%) e gjatėsisė totale tė fytyrės. Shania Twain dhe Megan Fox e kanė kėtė karakteristikė, Jolie jo

    Harrojini bindjet e zakonshme qė lidhen me bukurinė femėrore si pėr shembull syrin si bajame, qerpikėt e kthyer dhe buzėt e fryra: fytyra e gruas ėshtė e pėrsosur nė qoftė se i korrespondon njė ekuacioni tė saktė gjeometrik, i cili ka lidhje me bukurinė. Kėto pėrfundime kanė dalė nga njė studim i Universitetit tė Torontos, qė ėshtė publikuar edhe nga revista “Vision Research”. Gjithēka ėshtė ēėshtje numrash, sepse sekreti i bukurisė sė Afėrditės fshihet nė distancėn mes syve, gojės dhe veshėve. Lajmi mbart me vete zbulime befasuese: duke u bazuar te kėto llogaritje matematikore, femrat nė avantazh janė aktorja Megan Fox dhe kėngėtarja Shania Twain, e jo seks bomba Angelina Jolie.

    studiuesit kanadezė i kėrkuan njė grupi studentėsh universitarė tė vlerėsonin bukurinė e disa fotografive femrash. Nė ēdo fotografi shfaqej gjithnjė e njėjta grua, por nė secilėn prej tyre fotografia ishte e rregulluar me kompjuter nė mėnyrė qė personi tė mos njihej. Ndėrhyrjet me kompjuter bėheshin nė fytyrė, nė zonat mes syve, gojės dhe veshėve. Fytyra perfekte rezultoi se kishte njė distancė mes syve dhe gojės sa njė e treta e gjatėsisė totale tė fytyrės, pra nga pjesa ku fillojnė flokėt e deri te mjekra. Ndėrsa gjerėsia, ose hapėsira mes pupilave tė gruas, duhet tė jetė mė pak se gjysma e gjerėsisė sė fytyrės nga veshi nė vesh. Lajmi i mirė ėshtė se pjesa mė e madhe e femrave kanė fytyra me kėto pėrmasa.

    Ndėrkohė ka edhe njė zbulim tjetėr tė rėndėsishėm qė vjen si pasojė e rezultateve tė kėtij studimi: nganjėherė mjafton njė truk i vogėl pėr ta bėrė mė tėrheqėse njė grua, pa qenė nevoja t’i drejtohet kirurgut plastik. Gjithashtu edhe njė prerje e bukur flokėsh mund tė krijojė iluzionin optik qė pėrmasat gjeometrike tė fytyrės tė jenė “ideale”. Duke ndryshuar krehjen, mund tė nxirrni mė nė pah kufijtė e fytyrės sesa pozicionin e gojės dhe tė syve.

    Duke iu rikthyer bukurive tė kopertinave, duke i parė nė bazė tė ekuacionit tė studiuesve kanadezė, aktorja Angelina Jolie pėr shembull, nuk i pėrmbush aspak kriteret e pėrsosmėrisė as pėr gjatėsinė dhe as pėr gjerėsinė e fytyrės. Elizabeth Hurley e pėrmbush distancėn nė gjatėsi, por jo nė gjerėsi. Fytyra tė pėrsosura janė ato tė yllit tė muzikės pop, Shania Twain dhe tė aktores Megan Fox.

    Nė pėrgjithėsi vėrehej se meshkujt ishin tė prirur tė quanin tėrheqėse fytyrat e reja dhe shumė femėrore, ndoshta pėr shkak se ato tregojnė njė pjellori mė tė madhe tė gruas. Megjithatė, ekipi i studiuesve kanadezė kėrkonte qė studentėt tė bėnin shumė kujdes, sepse studimi ishte bazuar vetėm te gratė e bardha dhe mund tė mos zbatohej pėr ato tė etnive tė tjera. Gjithashtu, kishte gjasa qė nė llogaritjen pėrfundimtare tiparet tė ishin mė tė rėndėsishme se distanca e tyre: Sytė e mėdhenj dhe tė bukur i tėrheqin mė shumė meshkujt, pavarėsisht sesa vlerė ka hapėsira midis njė pupile dhe tjetrės. /Gazeta-Shqip/

      Ora ėshtė 28/9/2024, 02:29