Te ndiqni nje diete, nuk do te thote gjithmone te keni vullnet dhe zakone te ndryshme ne te ngrene.Mendja nuk duhet te neglizhohet, sipas psikologeve.
Te hani pak dhe te beni ushtrime eshte e mjaftueshme per ata qe duan te dobesohen. Por eshte e mundur qe keto dy keshilla nuk do te mjaftonin. Per te arritur objektivin tuaj per te humbur peshe, ju duhet te luftoni gjithashtu kunder emocioneve tuaja, per shembull kunder impulseve te te ngrenit.
Sipas nje ankete amerikane ku ka pasur pjesmarres rreth 1328 psikolog te diplomuar ne Amerike; 44% e pjesmarresve mendojne qe " kuptimi, sjellja dhe emocionet e tyre" jane te rendesishme per te kontrolluar peshen.
43% e psikologeve, te pyetur e konsiderojne " te ngrenin emocional" si nje pengese per te humbur peshe. Te kontrolloni emocionet tuaja do te ishte efikase per tu dobesuar sesa te mbani nje program ushtrimesh te rregullt" .
Nuk ekziston nje regjim i suksesshem pa nje ndihme te jashtme.
Te shikoni nje psikolog mund te ju ndihmoj te perballeni me problemat emocionale themelore te shtimit ne peshe. Ky sondazh i ri thekson rendesine e ndihmes se nje psikologu per te ndjekur nje diete. /ikub/