BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kur lodhja bėhet njė simptomė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kur lodhja bėhet njė simptomė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 6/7/2014, 00:05

    Shqetėsimet qė manifestohen si pasojė e lodhjes janė tė shumta, ndėrsa ato tregojnė se organizmi po “lufton” pėr tė rivendosur ekuilibrin.

    Jeni tė lodhur dhe ndiheni tė fryrė? Bėni kujdes me mėlēinė

    Konsumimi i lartė i ilaēeve, alkoolit ose ushqimeve me yndyrė e detyrojnė mėlēinė qė tė punojė intensivisht pėr tė eliminuar tė gjitha “mbeturinat”. Lodhja ėshtė zakonisht simptomė e parė e kėtij superaktiviteti, por ka shumė mundėsi qė ju paralajmėron edhe njė ndjenjė “tretjeje tė dobėt” ose ėnjtjeje. Nganjėherė dhe dhimbje nė anėn e djathtė tė barkut. Zgjidhja nė kėtė rast qėndron te pėrmirėsimi i ushqyerjes pėr tė mos iu drejtuar mjekut.

    Lodhje dhe kavilje shumė tė fryra? Dėgjoni zemrėn tuaj

    Njė nga simptomat mė karakteristike tė insuficensės kardiake tė djathtė (kur zemra nuk pompon siē duhet) ėshtė fryrja nė kavilje. Te disa persona fryhen edhe venat e qafės dhe tė barkut. Njė simptomė tjetėr ėshtė rritja e nevojės pėr tė shkuar nė banjė  gjatė natės. Kjo vjen prej faktit se, kur trupi pushon nė pozicion horizontal, uji i mbetur nė inde kalon nė gjak dhe arrin nė veshka, ndėrsa ato mė pas e nxjerrin nėpėrmjet fshikėzės. Edhe nė kėtė rast lodhja ėshtė pjesė e simptomalogjisė, ndėrsa ajo mund tė bėhet mė e theksuar pėr shembull kur ngjisni shkallėt.

    Lodhje dhe rritje nė peshė? Kini kujdes tiroidet

    Gjėndrat tiroide janė njė nga motorėt e organizmit: nė qoftė se puna e tyre ėshtė e ngadaltė (ipotiroidismo) ne ndiejmė lodhje ekstreme, ndėrsa nė qoftė se ato punojnė nė mėnyrė shumė tė shpejtė (ipertiroidismo) ne ndihemi tė shqetėsuar, nervozė dhe hiperaktivė. Femrat qė vuajnė nga ipotiroidismo, tregojnė, pėrveē lodhjes, njė tendencė pėr tė fituar peshė mė lehtė se mė parė, dhe probleme me pėrqendrimin apo kujtimin e ngjarjeve tė fundit.

    Lodhje dhe ethe ose dhimbje fyti? Sėmundja e puthjes

    Nė mjekėsi quhet mononukleozė infektive dhe virusi qė e shkakton atė (virusi Epstein-Barr) transmetohet kryesisht pėrmes pėshtymės: kjo ėshtė edhe arsyeja se pėrse njihet edhe si “sėmundja e puthjes”. Shqetėsimi zhduket spontanisht nė harkun kohor tė 3 ose 4 javėve, por kur ėshtė prezent manifestohet me humbje oreksi, dhimbje koke, ethe dhe shumė lodhje. Mononukleoza te fėmijėt shpesh shkakton njolla tė kuqe nė lėkurė. Ndėrsa brenda mund tė shkaktojė inflamacion tė shpretkės. Pikėrisht pėr kėtė motiv rekomandohet qė tė shmanget aktiviteti i vazhdueshėm (edhe ushtrimet fizike), sepse shpretka mund tė dėmtohet dhe tė shkaktojė gjakderdhje tė brendshme.

    Lodhje dhe insomni? Ēėshtje hormonesh

    Hormoni i rritjes prodhohet gjatė gjumit. Kėshtu qė, nėse prej kohėsh vuani nga shqetėsimet e gjumit ka shumė mundėsi qė organizmi juaj tė mos ketė nivele tė duhura tė kėsaj substance. Nė kėtė rast, simptoma e menjėhershme ėshtė lodhja, e kombinuar me nervozizėm, mungesė pėrqendrimi dhe humbje tė masės muskulore. Te disa persona ky deficit vjen nga njė shqetėsim kronik dhe nė kėto raste ėshtė e nevojshme qė tė shkoni te njė specialist, duke qenė se mungesa e vazhdueshme e kėtij hormoni mund tė pėrcaktojė shqetėsime shumė tė mėdha.

    Lodhje dhe humbje peshe? Rrezik tumoral

    Nė fushėn e specializimit, kjo lloj lodhjeje apo tendosjeje muskulore ėshtė quajtur “paralizuese”, sepse ajo mund tė parandalojė vazhdimin e njė jete normale. Pėrveē njė ndjesie tė fortė qė trupi nuk i pėrgjigjet dot, ju kuptoni se keni humbur peshė pa asnjė arsye, ndėrsa temperaturėn e keni gjithmonė shumė tė lartė. Nė rast se ju shfaqet ndonjė simptomė e tillė, atėherė drejtohuni menjėherė mjekut./ikub/

      Ora ėshtė 27/4/2024, 00:31