BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pse i shohim ėndrrat e kėqija?

    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje Pse i shohim ėndrrat e kėqija?

    Mesazh nga Princesha... 3/12/2014, 10:14

    Ankthe tė njerėzve janė ėndrrat e kėqija, qė sjellin gjumė tė shqetėsuar dhe shpesh edhe tė qara nė mes tė natės.

    Psikologė dhe neurologė pėrpiqen tiu japin pėrgjigje shumė pyetjeve qė kanė tė bėjnė pikėrisht me kėtė dukuri.

    Ēfarė janė ėndrrat e kėqija?

    Janė ndryshime tė gjumit dhe tė ėndrrave, ato vijnė nė forma tė ndryshme.

    Pėr shembull ėndrrat e fėmijėve?

    Ato janė mė tė njohurat, nė kėtė rast flitet pėr pavor nocturnus: ndodh qė fėmijėt tė zgjohen nė fillim, por pa kujtuar asgjė nga ajo qė po ėndėrronin.

    Zakonisht pavor nocturnes ėshtė gjeneruar nga imazhet e tmerrshme dhe nė fakt fėmijėt duken tė terrorizuar. Sėbashku me sonambulizmin paraqiten ndryshime tipike tė gjumit te fėmijėve.

    Zakonisht ndodhin nė moshėn parashkollore, pėr shkak tė ankthit nga ndarja e prindėrve apo nga frika e braktisjes. Janė fenomene absolutisht normale, behėn pataologjike vetėm nėsė ato bėhėn tė pėrditshme.

    Edhe tė rriturit shpesh kanė makthe

    Sigurisht, ėshtė njė aktivitet normal i psikikes, ndodh shpesh qė ėndrrat “degjenerjnė” me ngjyresa negative.
    Nuk ėshtė pėr t’u shqetėsuar, makthi ėshtė njė mėnyrė normale e reagimit tė trurit me ankthet e pėrbashkėta, me friken apo me traumat e vogla tė jetės sė pėrditshme.
    Njė nga shkaqet me tė zakonshme ėshtė pėrdorimi i alkoolit, njė substancė nė gjendje tė ndryshoje superegon tonė; nė fazėn e zgjimit alkooli jep eufori, nė fazė gjumi alkooli transformon superegon tonė, ose ideali i supozuar ku ne tentojmė me sjelljet tona, nė diēka negative. Edhe abuzimi me medikamentet farmaceutike dhe droga krijon makthe.

    Cilat janė format e tjera tė makthit qė ekzistojnė?

    Ka ėndrra tė frikshme ose makthe tė vėrteta qė nuk ndodhin gjatė fazės REM, por nė fazat e para tė gjumit.

    Janė ėndrra tė kėqija qė nuk gjejnė zgjidhje, mbeten konfuze, jo koherente dhe gjenerojnė ankth.

    Ndėrsa makthi tradicional ndodh nė fazėn REM (Rapid Eye Movement) apo kur ėndėrrojmė, makthi nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė ėndėrr qė merr njė rrugė ndryshe dhe bėhet diēka e keqe. Por kini kujdes: makthi ka gjithmonė njė funksion tė harmonizimit.

    Makthi i vėrtetė ka tė bėjė me gjėra qė janė tė pamundura tė ndodhin, ėshtė njė mekanizėm mbrojtės i psikikes tonė, edhe nė ėndėrr mund tė shfryje friken mė tė madhe, por qe nuk tė privon kurrė nga njė rrugėdalje: Hapni sytė dhe tė jeni tė vetėdijshėm qė vetėm keni ėndėrruar.

    Ka pasur hulumtime tek te mbijetuarit e Hokaustit dhe fėmijėve tė tyre, asnjė nga personat qė ishte nė kampin e pėrqėndrimit, nuk ka ėndėrruar kurrė gjatė natės.

    Por megjithatė kanė ėndėrruar fėmijėt e tyre, kampi ishte, pėr fatin e tyre, njė gjendje mostruoze por e pamundur, mbetej si njė frikė e thellė, por ende i ”paėndėrrueshėm”, ndryshe nga ata qė e kishin jetuar nėn lėkurėn e tyre.

    Kur makthi bėhėt patalogjik?

    Nėse ėshtė i pėrseritur dhe i vazhdueshėm, ėshtė tregues i njė sikleti apo gjendjes sė ankthit.

    Por ėshtė e pamundur ta pėrgjithėsosh, sepse mund tė jenė shumė motive pėrse bėhen makthe tė shpeshta.

    Ēfarė janė iluzionet hypnopompic?

    Imazhet, mė sė shumti monstruoze, tė cilat vijnė kur ėshtė momenti pėr te fjetur. E quajmė si “te menduarit vizual”, ėshtė njė ndryshim mormal i gjendjes sė vetėdijes, tipike nė fazat e gjumit.

    Pėrse tė flesh mirė ėshtė e rėndėsishme pėr psikiken?
    Njė foshnje ende nė barkun e nėnės fillon tė ėndėrrojė nė muajin e tretė tė jetės, ky aktivitet moderon qarqet nervore dhe mbron sistemin nervor qendror./albeu.com/

    Pse i shohim ėndrrat e kėqija? 158522

      Ora ėshtė 28/3/2024, 12:00