Perberesit:
- 1 buke baguette
- 60gr sallam pikant
- 100 gr mozzarella
- 100 gr patllixhan te prere ne feta
- 50 gr domate
- 50 gr rukola
- 1 tufe majdanoz
- 2 thelpinj hurdhra
- 4 luge vaj ulliri
- krip dhe piper
Pergatitja:
Qeroni domatet dhe pritini ne shirita, me pas prisni mozzarelen ne kuba dhe sallamin po ne te njejten menyre, me pas lani rukolen. Prisni buken ne feta dhe thekeni ne furre per pak minuta, kthejini pas 3 minutash. Grini holle hurdhrat mbi fetat e brusketes dhe me pas shtoni patllixhanet e pjekur, siper tyre vinin sallamin, mozzarelen, domatet dhe rukolen. Dekorojeni me majdanoz, kripe dhe piper, duke e kompletuar me pak vaj ulliri. Brusketat sherbehen te ngrohta.