Per 4-5 veta.
Pergatitja 3-5 minuta
Gatimi 10 minuta.
Kjo salce me origjine napoletane duhet te pergatitet shpejt, dhe te konsumohet sa te jete gati. Prandaj verini menjehere ne zjarr makaronat spageti
Perberesit:
8 luge vaj ulliri
2 thelpinj hudher te grire
1/2 spec djeges te shtypur
1 luge Majdanoz
Kripe
500 grame spageti
Pergatitja:
Hidhni makaronat. Nderkohe ne nje tigan te thelle hidhni vajin, hudhren dhe specin djeges dhe fergojini ne zjarr te ulet derisa hudhra te ndryshoje ngjyre.Hiqeni menjehere tenxheren nga zjarri, duke u kujdesur te mos e digjni hudhren. Shtoni majdanozin dhe kripen. Kullojini makaronat dhe hidhini ne nje pjatance. Hidhini salcen siper, perziejini dhe sherbejini menjehere.