Keshilla per tu pershtatur zakoneve te mira ne tavoline. Ato do te ju ndihmojne te perfitoni plotesisht nga vaktet dhe te mbani linjat.
Nje vakt I mire konsumohet ulur
Te konsumoni dicka eshte nje aktivitet ne vete, qe meriton rregullin e saj. Duhet te instaloheni mire, ne menyre qe te kontrolloni dhe vaktet.
Pa televizor dhe pas kompiuter
Nuk duhet te shikoni televizor dhe te merreni me kompjuterin gjate nje vakti. Syte shikojne vetem televizorin dhe ju nuk e vini re se sa konsumoni. Nese doni vertet te konsumoni dicka televizorit, pergatisni nje vakt komplet me nje vakt (me fruta dhe perime etj)
Kenaqeni veten
Rregullojeni tavolinen bukur. Krijoni nje dekor te pershtatshem per nje vakt , qe ai te jete me familjen ose vetem , bejani qejfin vetes.
Limitoni vaktet
Shpesh I keni syte me te medhaja se barku: I mbushim plot pjaten dhe forcohemi ta perfundojme pa e vene re. Nje menyre qe te konsumoni me pak: perdorni pjata te vogla, te cilat do te jene me pak te mbushura.
Mos perfundoni pjatat e tjetrit
Mos perfundoni pjaten e femijeve te tu, per te mos I hedhur ushqimet. Nese femija juaj nuk e ka perfunduar, nuk e keni ju per detyre per ta bere ate.
Uri apo etje
Ju keni uri Apo eshte etja? Shume persona nuk dine ta bejne ndryshimin midis ndjenjave te urise dhe te etjes Nese ju keni pire 10 minuta me perpara nje gote te madhe me uje,stomaku juaj kerkon akoma ushqim, atehere ju keni vertet uri.
Kujdes me pjatat e dyta
Nje here mjafton : evitoni te konsumoni me teper. Kur pjata juaj perfundon , prisni pak perpara se te kerkoni nje pjate te dyte. Nese ju keni uri mas 5-10 minutave, mundohuni te merrni ne menyre te moderuar. /ikub/