BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    14 keshilla per te jetuar me gjate

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 14 keshilla per te jetuar me gjate

    Mesazh nga LePuRuShJa 17/1/2011, 22:02

    14 keshilla per te jetuar me gjate Images

    1- Mos flini me orar te zgjatur

    Ky eshte nje faktor i cili nuk duhet nenvleresuar aspak. Gjumi mbi 7 deri 9 oret e rekomanduara mund ta reduktoje jeten ne menyre te dallueshme nga ata persona qe zbatojne nje orar te pranuar gjumi. Studimet kane treguar se personat qe flene me shume se tete ore ne nate, kane nje rast me te madh vdekjeje nga semundje te ndryshme sesa ne rastet normale. Por edhe vonesat e nates, party-t nuk i bejne mire shendetit. Studimet thone se, me pak se kater ore gjume dhe pagjumesia shtojne rrezikun per vdekje. Njerezit te cilet flene midis gjashte dhe shtate oreve per nate kane mundesine per te jetuar me gjate.

    2- Beni jete te kenaqshme seksuale

    Ky faktor nuk ka shume nevoje per koment sepse te gjithe e dime se seksi ndihmon per nje shendet sa me te mire dhe rrit jetegjatesine. Duke iu mbeshtetur studimeve, seksi nuk nenkupton thjesht nje ritual te ndjekur, por ka te beje me krijimin e nje intimiteti, situate te kendshme qe i shton jetes edhe kenaqesite seksuale. Ne kete menyre shmanget stresi, ndiheni me te lumtur dhe me te permbushur, te gjithe keta faktore mbajne ne normen e duhur nivelin e gjakut dhe mbrojne nga semundjet e ndryshme te zemres. Keto studime u publikuan ne prill 2004 ne nje gazete amerikane dhe treguan se “frekuenca e nje ejakulacioni te larte redukton rrezikun e kancerit te prostates”.

    3- Mbani kafshe shtepie

    Njerezit te cilet mbajne kafshe shtepie, vecanerisht qen, jane me pak te stresuar dhe jane ata qe shkojne me pak per vizite te psikologet e tyre, ne krahasim me ata qe nuk mbajne kafshe shtepie. Rastet e mbijeteses nga ataku i zemres te personat qe mbajne kafshe shtepie jane 12 per qind me te larta, sesa ata njerez qe nuk mbajne asnje kafshe ne shtepite e tyre. Kafshet shtepiake dihet se kane presionin me te ulet te gjakut dhe kjo ndikon edhe te ata qe rrine prane me keto kafshe. Arsyet e ketij ndikimi jane te lidhura me faktore psikologjike, si eshte fakti qe prania e nje kafshe shtepiake shmang vetmine dhe depresionin, te ben te qeshesh ne disa raste e te luash me to, si dhe te ushtrohesh apo te dalesh per shetitje.

    4- Beni cdo vit analizat e gjakut

    Sipas nje studimi te bere, eshte testuar se rreth gjysma e te semureve me semundje zemre, e cila mban numrin 1 per vdekjet nga semundjet ne USA, kane nivel normal te kolesterolit, i cili ngre dyshime te shumta mbi rrezikun qe sjell mostestimi i tij i herepashershem ne semundjet e gjakut. Analizat e gjakut tregojne nese ruhet apo jo ne normat e duhura niveli i kolesterolit. Niveli i larte i kolesterolit shkakton 90 per qind te rasteve me semundje zemre. Rezultatet e testimit mund te rregullohen me nderhyrje mjekesore apo dieta te ndryshme te keshilluara nga mjeku.

    5- Siguroni te ardhura te larta

    Sipas statistikave te Qendres Nderkombetare te Shendetesise, 24% e amerikaneve te ardhurat e familjeve te te cileve jane me pak se 20 000 $, jane te prekur nga semundjet kronike, ndersa vetem 6 % e njerezve me nje sasi te ardhurash prej 75 000 $ ose me shume e kane kete problem. Zakonisht grupet e popullates qe kane me shume probleme me shendetin, kane te ardhura me te uleta dhe me pak edukim. Nje shpjegim me i plote tregon se te ardhura me te larta lejojne nje jetese me te mire, te shendetshme dhe te qete. Edhe pse puna here pas here shkakton stres, nje page e kenaqshme jo vetem e justifikon ate, por edhe rrit te ardhurat e mundesine per nje diete te shendetshme.

    6- Mos pini duhanin

    Te thuash se pirja e duhanit i ben keq shendetit eshte pak. Duhani eshte nje nga shkaktaret kryesore te shume semundjeve te mushkerive, kancerit, gjakut etj. Pirja e duhanit mund te sjelle mundesine per te pasur kancerin e prostates. Po ashtu burrat ne moshe te mesme qe pine duhan ne menyre te tepruar kane mundesine per te pasur forma me te nderlikuara te kancerit te prostates. Meshkujt qe nuk pine duhan e reduktojne ne 50 per qind rrezikun e kancerit te prostates. Sipas studimeve te bera mbi pirjen e duhanit, cigaret “kane ne dore” vdekjen ne moshe te hershme te shume duhanpiresve.

    7- Shmangni merzitjen

    Studimet e bera nga Johns Hopkins ne vitin 2002, treguan se meshkujt te cilet zemerohen shpejt apo shfaqin shenja te dukshme merzie si kunderpergjigje ndaj stresit, jane rreth tri here me teper me te prekur nga rreziku i zhvillimit te semundjeve te ndryshme te zemres, ne krahasim me meshkujt te cilet paraqesin pergjigje me zemerim me te ulet ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 here per te pesuar atak pas moshes 55-vjecare. Nje shpjegim i mundshem ka te beje me lidhjen mes zemerimit dhe presionit te larte te gjakut, te cilet se bashku shtojne nivelin e stresit te nje individ. Nje keshille: Pranojeni merzine si te pashmangshme, pas pak stresi do te rrokulliset poshte nga supet tuaja.

    8- Konsumoni antioksidantet

    Antioksidantet, substanca te gjendura ne ushqime te ndryshme nga kanella deri te boronica, mund te largojne radikalet e lira, te cilat jane bashkime te paqendrueshme me natyre kimike, te cilat luajne nje efekt pershpejtues ne pjekurine e qelizave. Para se te vepronte ky antioksidant keto radikale te lira “pastroheshin” nga veprimi i disa qelizave antioksiduese. Kjo ndihmon ne shmangien e shume semundjeve, si dhe ne luftimin e kancerit.

    9- Harmonizoni jeten bashkshortore

    Nje martese e lumtur do te thote me pak stres, me shume bashkebisedim dhe qetesi. Keto te gjitha sjellin nje jete te shendetshme pa shqetesime. Po “martese e lumtur” lidhet dhe me mundesite gjenetike, pra me pjellorine. Jetegjatesia e gjeneve eshte e trasheguar, po ashtu edhe aftesia e tyre per t’u riprodhuar. Po ashtu personat nuk mund te kene femije ne disa raste, jane ata qe vijne nga prinder qe zoterojne gjene ne jetegjatesi.

    10 – Beni jete aktive me ushtrime

    Sapo te coheni ne mengjes, nje vrap i lehte do te rregullonte sistemin e frymemarrjes dhe do te normalizonte presionin e gjakut. Jo vetem qe ushtrimet gjimnastikore iu mbajne ne peshe, por ndikojne edhe ne shendetin kardiovaskular, ne sekretimin e hormoneve te ndryshme te nevojshme per energjine trupore. Po ashtu mbas pak minutash ushtrimi ju ndiheni me te relaksuar, te qete dhe pa shenja stresi. Dr.Merl Myerson thote: “Nese nuk e perdor ate qe zoteron, do ta humbesh.” Personat te cilet jane aktive ne jeten e perditshme, ndihen me mire, jane me te shendetshem dhe jetojne me gjate.

    11- Qeshni sa me shume


    E qeshura redukton nivelin e hormoneve qe nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjendrat endokrine dhe ne disa raste pengojne qarkullimin normal te gjakut. Te qeshesh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urine e herepashershme, sepse ushqimi i shpeshte shkakton mbipeshe dhe semundje te ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh me mire, me e lumtur dhe e qete. Individet te cilet e shihnin jeten me nje veshtrim pozitiv jane probabilisht me pak te stresuar, me teper te zene me pune qe i mbushin me harmoni, jane me te qete dhe me te shendetshem.

    12- Ruani peshen normale

    Per njerezit te cilet jane mbipeshe apo obeze, jeta eshte gjithmone ne rrezik. Ata jane nen presionin e semundjeve te ndryshme te zemres apo tipave te ndryshme te kancerit, kane rrezikun me te larte per te zhvilluar Tipin 2 te diabetit. Menyra me e mire per te mos kaluar ne mbipeshe eshte nje diete e shendetshme dhe ushtrimi i nje aktiviteti te nevojshem fizik. Sipas eksperteve, nuk eshte e rendesishme te dish te dobesohesh, por te mundohesh te mos shendoshesh.

    13- “Menaxhoni” stresin tuaj

    Gjithkush eshte nen stres per nje arsye apo per nje tjeter, si nga nje pune e lodhshme, nje provim, nje grindje e lehte apo edhe nga lodhjet e perditshme. E rendesishme eshte qe gjithsecili te dije ta menaxhoje ate. Celesi eshte qe te njihni faktoret qe e rendojne diten tuaj dhe te gjeni menyren si t’i lehtesoni ato. Stresi shkakton nivel te larte te kortizolit, pagjumesi dhe dobeson sistemin imunitar. “Une mendoj se stresi vret me shume njerez ne bote se gjithcka tjeter”, shprehet Dr.David Fein.

    14- Meditoni

    Sipas Dr.Woodson Merrell, doktor ne spitalin Mendor te Izraelit ne Nju Jork, menyra me e fuqishme per te luftuar stresin dhe per te siguruar nje jete me te qete eshte meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e keqija dhe te lejon te perqendrohesh ne qetesi. 15 minuta meditim kane treguar se krijojne nje gjendje me te plote relaksi sesa nje gjume i renduar. Ende pa filluar dita, 2 minuta meditim do te ishin te shendetshme. Uluni me shpinen drejt dhe provoni te qetesoni mendimet tuaja, kjo do t’iu ndihmoje te perqendroheni te fjalet.

      Ora ėshtė 14/11/2024, 18:42